YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 19:1-6

Psalteri 19:1-6 PSGEKK1872

Qijetë tregojënë lavdinë e Perëndisë, edhe qindresa difton punën’ e duervet ati. Dita i flet fjalë ditësë, edhe nata i difton mend natësë. Nukë janë ligjërata, as fjalë, qi të mos u ndëgjohetë zani. Zani i atyneve duel’ mbë gjithë dhenë, edhe fjalët’ e atyneve votnë der mbë kantet të botësë. Ndër ata vuni tendë për diellinë. Edhe kyi del’ porsi dhandërrë prei dhomësë dhandërrisë, gëzohetë porsi burr’ i fortë, kur ecën sheshit; të dalët’ e ati ashtë prei kantit qiellit, edhe të qarkuemit’ e ati mbarohetë der mbë kand tietërë, edhe s’ashtë gja me u mpëshefunë prei së nxetit ati.

Video for Psalteri 19:1-6