YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 147

147
1Lavduroni Zotinë: se ashtë mirë t’i psallim Perëndisë t’onë, se asht’ i pëlqyeshim lavdurimi, qi i ka hie.
2Zoti ndërton Ierusalemënë, ka me përmbëledhunë të shpërndamit’ e Israelit.
3Shëndosh ata qi kanë zemërë të thyeme, edhe u lith plagëtë.
4Ngjeh numërin’ e yjevet, edhe thërret të gjitha me emënë.
5Zoti ynë asht i math, edhe fuqia e ati asht e madhe; mendëja e ati asht’ e pa-ngjehunë.
6Zoti ngre të butëtë, edhe përve fajtorëtë ngjer përdhe.
7Këndoni Zotit tue lavduruem, psallni Perëndisë t’onë me qitharë,
8ati qi mbulon qiellinë me re, qi ban gati shi për dhenë, qi ban me bimë bar ndë malet,
9qi ep bagëtisë të ngranët’ e atyne, edhe zoqvet korbavet qi thërrasinë mb’ate.
10S’gëzohetë për fuqin’ e kalit, as nuk’ i pëlqejënë shalët’ e njeriut;
11Zoti pëlqen ata qi e druejënë, edhe qi shpërejënë mbë përdëllimt t’ati.
12Lavduro Zotinë, o Ierusalemë, lavduro Perëndinë tand, o Sionë.
13Se forcoi shulet’ e dyervet tua, bekoi bijt’ e tu ndë miedis teje.
14Ve paqtim ndë sinoret të tu, të ngin me të majmit’ e grunit.
15Dërgon urdhënin’ e vet dheut, fjala e ati ecën shpeit.
16Ep borë porsi lesh, mbiell brymënë porsi hi.
17Heth akullin’ e vet porsi copa; kush mundetë me qindruem përpara të ftoftit ati?
18Dërgon fjalën’ e vet, edhe i shkrin, fryn erën’ e vet, edhe ujënat’ ecinë.
19Difton fjalët’ e veta Iakobit, urdhënimet’ edhe gjyqet’ e vet Israelit.
20S’ka bamë kështu mbë ndonji komp, as nukë ngjofnë gjyqet’e ati. Alleluia.

Currently Selected:

Psalteri 147: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in