YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 144

144
Psallm’ e Davidit.
1I bekuem qoftë Zoti, shkambi em, ai qi mëson duert’ e mia për të zanë, gishtënit’ e mi për luftë.
2Përdëllimi em edhe kasteli em, e nalta mpshtetëja eme, edhe liruesi em, mburonja eme, shpëreva mb’ate, qi ve ndënë mue popullinë t’em.
3O Zot, qish ashtë njeriu, qi ta ngjofish! A i bir’ i njeriut, qi ta mendojsh!
4Njeriu i gjan së kotësë, ditt’ e ati shkojënë porsi hie.
5O Zot, ul qijet’ e tu, edhe sdrip; përkit maletë, edhe kanë me nxierrë tym.
6Vetëtij vetimë, edhe ke me i përdamë; hith shigjetat’ e tua, edhe ke më i përziemë.
7Ngjat duert’ e tua prei së naltit, shpëto-më edhe liro-më prei ujënavet shuma, prei dorësë të bijvet huej.
8Të cillëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyne asht’ e diathtë rrene.
9O Perëndi, kam me të kënduem kankë të re, kam me të psallunë me psallter dhetë-kordhëzash,
10tyi qi ep shpëtim mbëretënavet, qi liron Davidinë shërbëtorinë tand prei shpatësë keqe.
11Shpëto-më edhe liro-më prei dorësë të bijvet huej, të cillëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyne asht’ e diathtë rrene,
12qi të jenë bijtë t’anë, porsi bima të ra, qi rritenë, kur janë të rij; bijatë t’ona, porsi gurë të latuem, qi vihenë ndë ballë të murit pallatit;
13qilitë t’ona janë plot, e nxierrinë çdo farë gjaje; dhentë t’anë shumohenë me mijëna e me dhetë mijëna ndë fushat t’ona;
14qetë t’anë janë të fortë për me bartunë barrë; mos qoftë as të hymë, as të dalë, as të bërtitunë ndër rrugat t’ona.
15Lum ai popull, qi gjindetë kështu! Lum ai popull, të cillit Zoti ashtë Perëndia i ati!

Currently Selected:

Psalteri 144: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in