YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 119:9-16

Psalteri 119:9-16 PSGEKK1872

Me çfarë pune ka me qirum’ i riu udhën’ e vet? Tue ruitunë fjalët’ e tua. Të kërkova me gjithë zemërë, mos më ban me u largumë prei porosivet tua. Ruita fjalët’ e tua ndë zemërët t’eme, qi të mos fëjej mbë tyi. I bekumë je, o Zot, mëso-më urdhënimet’ e tu. Me buzët e mia dëfteva gjithë gjyqet’ e gojësë s’ate. U gëzushë nd’ udhët të deshmimevet tu, si për çdo pasëje. Kam me shkumë ndër mend urdhënimet’ e tu, ende kam me ngjoftun’ udhët’ e tua. Kam me u gëzumë për urdhënimet e tu, s’kam me harrumë fjalët’ e tua.