YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 109

109
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1O Perëndia i lavdimit t’em, mos pushojsh,
2se gojë fajtori, edhe gojë gënjeshtari u hap kundrë meje; folnë kundrë meje me gjuhë rrenëse,
3edhe me fjalë mënie më qarkuen’ e më luftuenë kot.
4Ndë vend qi të më doishinë, kallzojënë keq për mue, por unë falem.
5Edhe më banë keq ndë vend të së mirësë, edhe mëni ndë vend të dashunisë s’eme.
6Venë të pabesë mbi ate, edhe diali ndenjte prei së diathtash ati.
7Kur të gjukohetë, daltë i dënuem, edhe të falunit’ e ati u zantë për faj.
8U bafshinë ditt’ e ati të paka, edhe tietërë marrtë episkopin’ e ati.
9U bafshinë të bijt’ e ati të vorfënë, edhe grueja e ati e ve.
10Edhe të bijt’ e ati u siellshin’ andej e këndej edhe lypshinë, edhe kërkofshinë të ngranë prei vendesh vet të shkretë.
11Hua-dhanësi i kaptë gjithë qish ka, edhe të huejt’ i rrëmbefshinë mundimetë.
12Mos pastë se kush t’i ndifi, edhe mos pastë se kuit t’i dhimbetë për të vorfënit e ati.
13U shofshinë dielmt’ e ati, u shoftë emëni i atyneve prei brezit qi vien.
14U kujtoftë pa-udhënia e atenavet ati përpara Zotit, edhe mos u shoftë faji i s’amësë.
15Qofshinë kurdo fajet’ e atyne përpara Zotit, edhe ngritë prei dheut të përmendunit’ e atyne.
16Për sa s’u kujtue me bamë përdëllin, por ndoqi njeri të nevojëshim e të vobek, për me vramë ate qi ka zemërë të thyeme.
17Edhe sikundrë deshi mallëkim, kështu arthtë mbi ate, edhe sikundrë nukë deshi bekim, kështu u largoftë prei ati.
18Edhe sikundrë veshi mallëkiminë porsi petkun’ e vet, kështu hyftë si ujë ndë zorrët t’ati, edhe si voj nd’eshtënat t’ati.
19Iu baftë porsi petk qi vesh, edhe porsi brezi qi ngjesh përherë.
20Këtë shpagim paçinë prei Zotit anëmiqt’ emi, edhe ata qi flasinë keq kundrë shpirtit t’em.
21Por ti, o Zot Perëndi, puno bashkë me mue për emëninë tand, se përdëllimi yt asht’ i mirë, shpëto-më.
22Se jam i vobek e i nevojëshim, edhe zemëra eme asht’ e plagueme përmbrenda meje.
23Shkova porsi hie, kur sdripën, hidhem porsi karcalec.
24M’ u këput fuqia e gjunjëvet prei agjinimit, edhe mishi em u lik prei të majmit.
25Edhe un’ u bashë shpërnderim ndër ata; kur më panë, tuntnë krenët’ e vet.
26Ndif-më, o Zot Perëndia em, edhe shpëto-më mbas përdëllimit t’yt,
27edhe le ta ngjofinë, se dora jote ashtë këjo, se ti, o Zot, bane këte.
28Ata kanë me mallëkuem, por ti ke me bekuem; u turpënofshin’ ata qi ngrihenë kundrë meje, por shërbëtori yt ka me u gëzuem.
29Veshshinë turp ata qi flasinë keq për mue, edhe veshshinë turpëjen’ e vet porsi petk.
30Kam me lavduruem fort Zotinë me gojët t’eme, edhe kam me e lavduruem ndë miedis të shumëve,
31se rri prei së diathtash të nevojëshimit, për me shpëtuem shpirtin’ e ati prei atyneve qi e ndiekinë.

Currently Selected:

Psalteri 109: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy