Psalteri 107
107
1Lavduroni Zotinë, se asht’ i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
2Le të thonë kështu ata qi janë shpërblyem prei Zotit, të cillët’ i shpërbleu prei dorës’ anëmikut,
3edhe i mbëloth prei vendesh, prei së lemi diellit, e prei së perënduemit, prei anësë borësë, e prei anësë detit.
4Shkoishin’ andej e këndej ndë shkretinë, mb’udhë pa-ujë, nukë gjejshinë qytet për të ndenjunë.
5Kishin’ uni e het, nuk’ u mbet shpirt.
6Ateherë thërritnë Zotinë ndë shtrëngim të vet,
7 edhe ai i shpëtoi prei nevojavet atyne. Edhe u hoq udhënë dreitë, qi të vinë ndë qytet për të ndenjunë.
8Le të lavdurojënë Zotinë për përdëllimet e ati, edhe për mërekullit e ati qi bani te të bijt e njerëzëvet,
9se ngini shpirt të heçim, edhe mbushi me të mira shpirt të unëshim.
10Ata qi rrinë ndë errësinë e ndë hie të vdekësë, të lidhunitë ndë shtrëngim e ndë hekura,
11se nukë ndigjuenë fjalët’ e Perëndisë, edhe nuk’ e zunë për gja këshillën’ e të Naltit,
12përandai përvuni zemërën’ e atyneve me mundime: ranë, edhe s’kishte se kush me u ndifunë.
13Ateherë i bërtitnë Zotit ndë shtrëngim të vet, edhe ai i shpëtoi prei nevojavet atyne.
14I nxuer prei errësinës’ e prei hiesë vdekësë, edhe këputi të lidhunat’ e atyne.
15Le të lavdurojënë Zotinë për përdëllimet e ati, edhe për mërekullit e ati qi bani te të bijt’ e njerëzëvet,
16se theu dyer të ramëta, edhe këputi shule të hekurtë.
17Të marrëtë mundohenë për të dalat prei udhësë, e për pa-udhënit e veta.
18Ç’do gjellë e ka të ndytë shpirti i atyneve, edhe afrohenë ngjer ndë dyert të vdekësë.
19Ateherë i bërtasinë Zotit ndë shtrëngim të vet, edhe ai i shpëton prei nevojavet atyne.
20Dërgon fjalën’ e vet, edhe i shëndosh, edhe i shpëton prei prishëjes atyneve.
21Le të lavdurojënë Zotinë për përdëllimet e ati, edhe për mërekullit e ati qi bani te të bijt’ e njerëzëvet.
22Edhe le të bajënë kurban lavdurimi, edhe le të tregojënë punët’ e ati me gëzim.
23Ata qi shkojënë ndë det me barkë, edhe bajënë punë ndër shumë ujëna.
24Këta shofinë punët’ e Zotit, edhe mërekullit’ e ati ndë thellësinat.
25Sepse thotë, edhe ngrihetë thëllim ere, edhe ngre nalt valët’ e detit.
26Hipinë ngjer ndë qijet, e sdripinë ngjer ndë abyssat; shpirti i atyneve tretetë prei së keqesë.
27Tunden’ e lëkundenë porsi i deitunë, edhe gjithë ditunia e atyneve vdiretë.
28Ateherë i bërtasinë Zotit ndë shtrëngim të vet, edhe ai i nxier prei nevojavet atyne.
29Ban thëlliminë veri, edhe pushojënë valët’ e detit.
30Edhe gëzohenë, se pushuenë, edhe u hiek udhënë ndë lima qi dëshërojënë.
31Le të lavdurojënë Zotinë për përdëllimet e ati, edhe për mërekullit e ati qi bani te të bijt’ e njerëzëvet.
32Edhe le ta naltojënë ndë përmbëledhëje të popullit, edhe le ta lavdurojënë ndë të ndenjunë të pleqësisë.
33Ban lumënate të shkretë, edhe vruimet’ e ujënavet të thate.
34Dhenë qi ban pemë, të ngjelmëtë, për të keqen’ e atyneve qi rrinë nd’ate.
35Ban shkretinënë lëqenë ujënash, edhe dhen’ e thate vruimë ujënash.
36Edhe atie ve të rrinë të unëshimitë, edhe ngrefinë qytete për të ndenjunë,
37edhe mbiellin’ ara, e venë vëneshtë, edhe bajënë pemë e drithë.
38Edhe i bekon, e shumohenë fortë, edhe nuk’ u pakëson bagëtinë.
39Mbasandai pakësohenë, edhe përvihenë prei shtrëngimit, e prei së keqesë, e prei mundimit.
40Derth shpërnderim mbi të parët, edhe i ban të sillen’ andej e këndej ndë vend të pa-shkelun’ e pa udhë.
41Por të nevojëshimin’ e ngre prei nevojet, edhe ia ban fëmijt’ e shtëpisë, si tufë.
42Të dreitëtë shofin’ edhe gëzohenë, por çdo pa-udhënie ka me i u mbëshelunë goja e vet.
43Kush asht i mençim, e ve ore këto, edhe kanë me marrë vesht përdëllimet’ e Zotit.
Currently Selected:
Psalteri 107: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.