Psalteri 105
105
1Lavduroni Zotinë, edhe thërritni mb’emënit t’ati; diftoni kombevet punët’ e ati.
2Këndoni ati, edhe psallni ati, tregoni gjithë mërekullit’ e ati.
3Mburri mb’emënin’ e ati të shenjtënueminë, u gëzoftë zemëra e atyneve qi kërkojënë Zotinë.
4Kërkoni Zotinë, edhe fuqin’ e ati; kërkoni faqen’ e ati përherë.
5Përmendni mërekullit’ e ati, qi bani, shenjet’ e ati të frikshimetë, edhe gjyqet’ e gojës’ ati.
6O far’ e Abrahamit, shërbëtorit ati, o bijt’ e Iakobit, të zgjedhunit’ e ati.
7Ai ashtë Zoti Perëndia ynë, mbë gjithë dhenë janë gjyqet’ e ati.
8Përmendni përherë dhiaten’ e ati, fjalënë qi porositi mbë nji mijë breza.
9Ate dhiatenë qi bani me Abrahaminë, edhe ben’ e ati qi bani tek Isaaku,
10edhe e vuni te Iakobi për urdhënë, edhe tek Israeli për dhiate të përherëshime,
11tue thanë: Ty kam me të dhanë dhen’ e Hanaanit, rrypin’ e trashigimit tuei.
12Kur ishin’ ara të pakë ndë numërit, fort të pakë e të huej nd’ate,
13edhe shkoishinë prei kombi ndë komp, prei mbëretënie ndë tietërë popull,
14s’la njeri me u bamë keq atyne, por qirtoi mbëretën për ata,
15 e tha: Mos përkitni të lyemit’ e mi, edhe mos u bani keq profetëvet mi.
16Edhe pru zi buke mbi dhet, theu çdo forcat buke.
17Dërgoi përpara atyneve njeri, Iosefinë qi u shit për shërbëtuer,
18të cillit i shtrënguenë kambëtë me litar; shpirti i ati hoqi hekurë,
19ngjer sa të vinte fjala’ e ati, fjala e Zotit shprovoi ate.
20Dërgoi mbëreti, edhe e sgjidhi, i pari i popujvet, edhe e la.
21E bani të zotin’ e shtëpisë vet, edhe të parin’ e gjithë gjasë vet,
22për me munduem të parët’ e ati si të doj vetë, edhe me u mësuem dituni pleqvet ati.
23Ateherë erdhi Israeli ndë Misirë, edhe Iakobi u ngul’ ndë dhet të Hamit.
24Edhe Zoti shtoi fort popullin’ e vet, edhe e bani ma të fortë se anëmiqt’ e ati.
25Këtheu zemërën’ e atyneve për me marrë mëni popullin’ e ati, për me gënjyem shërbëtorët’ e ati.
26Dërgoi Moisenë shërbëtorin’ e vet, edhe Aaroninë qi sgjodhi.
27Diftuenë ndër ata fjalët e shenjevet ati, edhe mërekullitë ndë dhet të Hamit.
28Dërgoi errësinë, edhe u err, edhe nukë ndigjuenë fjalët’ e ati.
29Këthehu ujënat e atyneve mbë gjak, edhe vrau peshqit’ e atyneve.
30Dheu i atyneve nxori bretëkosa ngjer ndë qilarët të mbëretënavet atyne.
31Tha, edhe erthnë miza qensh, edhe mëshkaja mbë gjithë sinoret e atyneve.
32U lishoi breshënë ndë vend të shiut, edhe flakë ziarrmi ndë dhet t’atyneve.
33Edhe u ra vëneshtëvet atyne, edhe drunavet fiqvet atyne, edhe theu drunat’ e sinorevet atyne.
34Tha, edhe erthnë karcaleca e krymba qi s’kishinë të ngjehunë,
35edhe hangrën gjithë barin’ e dheut atyne, edhe hangrën pemët’ e dheut atyne.
36Edhe vrau çdo dialë paralindës ndë dhet t’atyneve, ballin’ e gjithë fuqis’ atyneve.
37Edhe nxuer ata me argjand e me ar, edhe s’qe ndonji i sëmunë ndër farat e atyneve.
38U gëzue Misiri për të dalët e atyneve, se i kishte marrë frika prei atyneve.
39Hapi re për me i mbuluem, edhe ziarrm për me ndritunë natenë.
40Lypnë, edhe u pruni shkurtëza, edhe i ngini me bukë qielli.
41Çau gurin, edhe vrujoi ujë, rrothnë lumënate ndë vende të thate.
42Se i ra ndër mend fjala e vet e shenjtënuemeja, tek Abrahami shërbëtori i vet.
43Edhe nxuer popullin’ e vet me gëzim, të sgjedhunit’ e vet me ngazëllim,
44edhe u dha dhenat’ e kombevet, edhe trashiguenë mundimet’ e popujvet,
45qi të rueishin’ urdhënimet’ e ati, edhe të mbaishinë ligjat’ e ati. Alleluia.
Currently Selected:
Psalteri 105: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.