të bërëtë 14
14
1Ndë dit të Amarfelit mbëretit Sennaarit, Ariohut mbëretit Ellasarit, Hodhollogomorit mbëretit Ellamit, edhe Thargallit mbëretit kombevet, 2bënë luftë me Veranë mbëretin’ e Sodhomavet, edhe me Varsanë, mbëretin e Gomorravet, me Sennaavinë, mbëretin’ e Adhamait, edhe me Semovorinë mbëretin’ e Sevoimit, edhe me mbëretin’ e Vellasë, këjo (është) Sigora. 3Këta të gjithë u poqnë bashkë ndë fushët të Sidhdhimit, që (është) deti i kripurë. 4Dymbëdhietë viet i shërbeninë Hodhollogomorit, edhe mbë të trembëdhietinë (vit) ngritnë krye. 5Edhe mbë të katrëmbëdhietinë vit erdhi Hodhollogomori, edhe mbëretëritë që ishinë bashkë me atë, edhe u ranë Rafaimvet ndë Astaroth-karnaim, edhe Zuzimvet ndë Am, edhe Emmevet ndë Savi-kiriathaim, 6edhe Horrevet ndë mal t’atyre ndë Sieir, gjer ndë fushë të Faranit, që (është) ndë shkretëtirët. 7Edhe u kthyen’ e erthnë ndë En-mispatë, e cila (është) Kadhesa, edhe i ranë gjithë vëndit Amalikut, edhe Amorrevet, që rrijinë ndë Asason-thamar.
8Doli edhe mbëreti i Sodhomavet, edhe mbëreti i Gomorravet, edhe mbëreti i Adhamasë, edhe mbëreti i Sevoimvet, edhe mbëreti i Vellasë, e cila (është) Zigora, edhe bënë luftë bashkë me ata ndë fushët të Sidhdhimit, 9bashkë me Hodhollogomorinë mbëretin’ e Ellamit, edhe me Fargalinë, mbëretin’ e kombevet, edhe me Amarfelinë mbëretin’ e Sennaarit, edhe me Ariohunë mbëretin’ e Llasarit, katrë mbëretër me pesë. 10Edhe fusha e Sidhdhimit ishte plot me pusa pise, edhe mbëretërit’ e Sodhomavet’ e të Gomorravet u thyenë e iknë, edhe ranë atie, edhe ata që mbetnë, iknë ndë malt. 11Edhe muarrë gjithë gjën’ e Sodhomavet e të Gomorravet, edhe gjithë të ngrënat e atyreve, edhe shkuanë. 12Muarrë edhe Llotnë të bir’ e të vëllait Avramit që rrinte ndë Sodhomatë, edhe gjën’ e ati, edhe shkuanë.
13Edhe vate një nga ata që shpëtuanë, e i dha zë Avramit Evreut, i cili rrinte afërë lisavet Mamvrisë Amorreut, të vëllait Es-hollit, edhe të vëllait Anirit, të cilët (ishinë) ndihmëtarët’ e Avramit. 14Edhe Avrami kur dëgjoi se u muar rop i vëllai, armatosi tre qint e tetëmbëdhietë vetë nga shërbëtorët’ e ti që kishinë lindurë ndë shtëpi të ti, edhe ndoqi (ata) prapa gjer ndë Dhan. 15Edhe si i ndau, u hoth mbi ata natënë, ay edhe shërbëtorët’ e ati, edhe u ra atyreve, edhe i ndoqi ata gjer ndë Hova, që (bie) mbë të mëngjërë të Dhamaskësë. 16Edhe pruri prapë gjithë gjënë, edhe pruri prapë edhe Llotnë, të vëllan’ e ti, edhe gjën’ e ati, edhe gratë edhe gjëndëjenë.
17Edhe mbëreti i Sodhomavet i dolli përpara për të priturë, passi u kthye nga prishëja e Hodhollogomorit, edhe mbëretërvet që ishinë bashkë me atë, ndë fushët të Savisë, e cila (është) fusha e mbëretit.
18Edhe Melhisedheku, mbëreti Salim, pruri jashtë bukë edhe verë. Edhe ay ishte prifti i Perëndisë lartë.
19Edhe bekoi atë, e tha: Qoftë bekuar’ Avrami nga Perëndia lartë, që ndërtoi qiellinë edhe dhenë,
20edhe qoftë bekuarë Perëndia i lartë, që të dha ndë dorë arëmiqt’ e tu. Edhe (Avrami) i dha ati të dhietnë nga të gjitha.
21Edhe mbëreti i Sodhomavet i tha Avramit: Epmë njerëzitë, edhe gjënë merre për vetëhenë tënde.
22Edhe Avrami i tha mbëretit Sodhomavet: Ngre dorënë time te Zoti Perëndia i lartë, që ndërtoi qiellinë edhe dhenë, 23se s’kam për të marr nga gjithë të tuatë, që nga filli gjer ndë rryp të shollësë, që të mos thuaç (se): Unë bëra të pasurë Avraminë, përveç asaj që hëngrën të ritë, edhe piesësë njerëzet që erdhë bashkë me mua, të Anirit, (e) të As-hollit, e të Mamvrisë, këta le të marrënë piesën’ e tyre.
Currently Selected:
të bërëtë 14: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë