YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 10

10
1Edhe këto (janë) gjeneallogjiat’ e të bijet Noesë, Simi, (e) Hami, e Jafethi, edhe u lintnë atyre bij pas përmbytëjesë.
2Të bijt’ e Jafethit (ishinë) Gomeri, e Magogu, e Madhaiu, e Javani, e Thuvalli, e Mesehu, e Thirasi.
3Edhe të bijt’ e Gomerit (ishinë) Asqenazi, e Rifathi, e Thogarmai.
4Edhe të bijt’ e Javanit (ishinë) Elisau, e Tharsisi, (e) Kittimi, e Dhodhanimi.
5Edhe prej këtyre u ndanë ujëdhësat’ e kombevet ndëpër vëndet t’atyre, gjithësecilit pas gluhësë ti, edhe pas farash tyre, ndë kombet të tyre.
6Edhe të bijt’ e Hamit (ishinë) Husi, e Misraimi, e Futhi, e Hanaani.
7Edhe të bijt’ e Husit (ishinë) Sevau, e Avillau, e Savvau, e Raamau, e Savthekau, edhe të bijt’ e Raamaut (ishinë) Sevau, e Dhedhani. 8Edhe Husit i lindi Nevrodhi. Ky zuri të jet’ i fortë mbi dhet,
9ay ishte një gjahtuar i fortë përpara Zotit, përandaj thuhetë Posi Nevrodhi, gjahtuar i fortë përpara Zotit;
10edhe të nisurit’ e mbëretëris’ ati qe Vavyllona, edhe Erehu, edhe Ahadhi, edhe Hallnea, ndë dhe të Sennaarit. 11Nga ay dhe dolli Assuri, edhe ndërtoi Ninevinë, edhe qytetin’ e Rehovothit, edhe Hallahënë,
12edhe Resenënë, ndërmes të Ninevisë e të Hallahësë, që (është) një qytet i math.
13Edhe Misraimit i lintnë Lludhimët’ e Anahimët’ e Leavimët’ e Nafthuhimëtë,
14edhe Patrusimët’ e Haslluhimëtë, nga ata duallë Filistejtë, edhe Hafthorimëtë.
15Edhe Hanaanit i lindi Sidhoni, i paralinduri ti, edhe Hetteu,
16e Jevuseu, e Amorreu, e Gjergjeseu,
17e Eveu, e Arukeu, e Asenneu,
18e Arvadhi, e Samareu, e Amatheu. 19Edhe paskëtaj u përndanë farat’ e Hanaanitëvet. Edhe sinoret’ e Hanaanitëvet ishinë që nga Sidhona, kur vete ndonjë për Gjerara, gjer ndë Gazë; edhe kur vete ndonjë për Sodhoma e për Gomorra, e për Adhama, e për Sevoim, gjer ndë Llasa.
20Këta (janë) të bijt’ e Hamit pas faravet tyre, edhe pas gluhëravet tyre, ndë vëndet të tyre, ndë kombet të tyre.
21Edhe Simit, të i atit gjithë të bijet Everit, të vëllait Jafethit më të madhit, i lintnë edhe ati (djem).
22Të bijt’ e Simit (ishinë) Ellami, e Assuri, e Arfaksadhi, e Lludhi, e Arami.
23Edhe të bijt’ e Aramit (ishinë) Uzi, e Ulli, e Gjetheri, e Masi.
24Edhe Arfaksadhit i lindi Sallau, edhe Sallaut i lindi Everi. 25Edhe Everit i lintnë dy bij, njëri (e kish) emërinë Falek, sepse ndë dit t’ati u nda dheu, edhe i vëllai ati (e kish) emërinë Joktan.
26Edhe Joktanit i lindi Allmodhadhi, e Salefi, e Asarmavethi, e Jarahu,
27e Adhorami, e Uzalli, e Dhikllau,
28e Uvalli, e Avimaili, e Sevau, 29e Ofiri, e Avillau, e Jovavi, këta të gjithë (ishinë) të bijt’ e Joktanit. 30Edhe të ndenjurit’ e atyre ishte nga Misaja, kur vete ndonjë për Sefara, malin’ e të lindurit diellit.
31Këta (janë) të bijt’ e Simit, pas faravet tyre, pas gluhëravet tyre, ndë vëndet të tyre, pas kombevet tyre.
32Këto (janë) farat’ e të bijet Noesë, pas brezavet tyre, ndë kombet të tyre, edhe nga këta u përndanë kombetë mbi dhet pas përmbytëjesë.

Currently Selected:

të bërëtë 10: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in