Romanë 4
4
Krie e katërtë
1E ç’do të thomi navet adha, se qerdhesi ndë trup Avraami babai inë?
2Sepse nd’është që u bë Avraami i drejtë me anë të punëravet, ka mbë se të mburetë, ma jo mb’anë të Perndisë.
3Sepse ç’thotë karta? Besoi Avraami mbë Perndinë, e ju zu atij për e drejtë.
4Ndashti atij që punon, paga e tij nuk’ i zihetë për dhurëti, po për borç.
5Ma atij që nukë bën punëra, po beson nde ai që bën të pabesinë të drejtë, atij i zihetë bes’ e tij për ndreqëjë.
6Sikundr’ edhe Dhavidhi quan të lumurë atë njeri, që Perndia i llogarias të drejtënë pa punëra.
7E thotë: Lum ata që u janë ndëjierë paranomitë, edhe ata që u janë mbuluarë fajetë.
8Lum ai njeri, që Perndia nuk’ i nëmëron fajetë.
9Këta të lumurë dha është vetëmë për të prerë, a dhe për të paprerë? Sepse nevet thomi, se besa e Avraamit ju nëmërua për të drejtë.
10Qish adha ju nëmërua? Kur qe i prerë, a kur qe i paprerë? Jo kur qe prerë, po kur qe pa prerë.
11E mori nishan të prerëtë, vulë të së drejtësë që pat marrë për besë pa qënë prerë, që të bënej ai baba i gjithëvet së paprerëvet që besojnë, që t’u nëmëronej edhe mb’ata të ndrequritë.
12E të jetë baba ature të prerëvet, që nukë kanë vetëmë të prerëtë, po ecëjënë edhe pas gjurmëvet të besësë, Avraamit babait sonë, që kish edhe pa prerë.
13Sepse nuk’ i qe taksurë Avraamit nga fuqi e nomit, a farësë tij, që të bënej ai klironom i gjithë botësë, po me fuqi të së drejtësë besësë.
14Sepse ndë janë klironomë ata që vijënë nga fuqi e nomit, më s’vëjen besa, e mbeti mbrazëtë të taksuritë.
15Sepse nomi bie urgjinë, sepse tek s’është nom, atje s’është as prishëjë e nomit.
16Pra andaj (klironomia është) nga besa, që të jetë dhurëti për të qënë të taksuritë të qëndruarë mbë gjithë farë, jo mb’atë farë vetëmë që është nga nomi, po edhe mb’atë që është nga besa e Avraamit, që ai është babai i gjithëvet.
17(Sikundr’ është shkruarë, që u të bëra baba ndë shumë filira) përpara Perndisë që besoi mbë të, që ep jetë ndë të vdekurë, e thërret ato punëra që nukë janë si ato që janë.
18Kij Avraami besoi me shpëresë ato që qenë teje shpëresësë, që të bënej ai baba i shumë filivet, sikundrë i pat qënë thënurë: Kështu do të jetë fara jote.
19E pa kolandisurë ndë besë, nukë vuri ndër mënd as kurmin’ e tij që qe i vdekurë, sepse qe afëro njëqind vjeç, as të veshkurit’ e shtratit së Sarrësë.
20As ndë të taksurë të Perndisë ndënji me di zëmëra të mos ip besë, po u forcua me besë, tuke lëvduarë Perndinë.
21E ju mbush koka mirë, se atë që i taksi (Perndia) është e zonja edhe ta bëjë.
22E andaje këjo ju zu atij për të drejtë.
23E s’pat qënë shkruarë për atë vetëmë, që ju zu atij për të drejtë.
24Po edhe për nevet, që mbë nevet do të zihetë fill, do të thom mb’ata që besojënë mb’atë që ngjalli Zonë tënë Iisunë nga të vdekuritë.
25Atë që u paradhos për faje tona, e u ngjall për të ndrequrë tënë.
Currently Selected:
Romanë 4: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
![None](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F58%2Fhttps%3A%2F%2Fweb-assets.youversion.com%2Fapp-icons%2Fen.png&w=128&q=75)
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.