Romanë 2
2
Krie e ditë
1Andaje je i papërgjegjurë, o njeri, cilido je ti që gjukon, sepse tek gjukon tjetërinë, dëmëton vetëhenë tënde, se ti që gjukon, të tilatë bën.
2Ndashti na e dimë që është gjuqi i Perndisë, sikundr’ ësht’ e vërteta kondr’ ature që bëjënë të tilatë.
3E mëndone ti këtë, o njeri, që gjukon ata që bëjënë të tilatë, e që bën ato vetë, se do të shpëtoç tij nga gjuqi i Perndisë?
4A ksenderon të mirat’ e shuma t’asaj, e durimnë, e të prituritë, e nuk’ e di që të butët’ e Perndisë të heq tij ndë metani?
5Ma ti me zëmërënë tënde të pakthierënë, e me kokënë tënde të rëndë, mbëjedh mbë vetëhe tënde urgji ndë ditë t’urgjisë e kur do të çfaqetë gjuqi i drejtë i Perndisë.
6Që ai do të apë nde cilido sikundrë ka punuarë.
7Mb’ata që me durim tek bëijnë punët’ e mira, kërkoijnë lëvdim e nder e të pavdekurë (do t’apë) jetë të pasosurë.
8Mb’ata që janë të egrë e nukë unjenë ndë të vërtetë, po unjenë ndë të shtrëmbërë, do të jetë të zëmëruarë edhe urgji.
9Guxim edhe shtrëngim mbë çdo Shpirt t’atij njeriut që bën të keqenë, Çifut, e pastaje Elin.
10E lëvdim e nder edhe paq mbë cilinëdo që bën të mirënë, mbë Çifutnë protoparë, e pastaje mbë Elinë.
11Sepse përpara Perndisë s’është të zgjedhurë të madhit a të vogëlit.
12Sepse gjith’ ata që fëjienë pa nom, do të humbasënë pa nom; e gjith’ ata që fëjienë kur qe nom, nga nomi do të dëmëtonenë.
13(Sepse jo ata që ndiejnë nomnë janë të drejtë përpara Perndisë, po ata që bëjënë sikundrë shkruan nomi do të bënenë të drejtë.
14Sepse kur filit’ e tjera që s’kanë nom, bëjënë vetiut punët’ e nomit, këta ndonëse s’kanë nom, janë nom ndë vetëhe të ture.
15Këta dëftojënë punën’ e nomit shkruarë ndë zëmëra të ture, sepse dëfton fiqiri i ture, e llogjismot’ e ture shajënë njeri-jatërinë, a edhe përgjegjenë).
16Mb’atë ditë kur do të gjukojë Perndia të fshehurat’ e njerëzet, me anë të Iisu Hristoit, sikundrë është Ungjilli im.
17E nd’është që ti quhe Iudheo, e prëhe mbë nom, e mburre mbë Perndinë.
18E njeh thelimën’ e saj, e je dhidhaksurë nga nomi e shquan atë që të vëjen.
19E ke vetëhenë tënde se u dëfton udhënë të verbëret, e je drit’ e ature që janë nd’erësirë,
20Shkallë të së marrëvet, dhaskal të foshnjëvet, e ai që ke faqenë të së njohurit e të vërtetësë ndë nom.
21Ti adha që mpson tjatërinë, nukë mpson vetëhenë tënde? Ti që dhidhaks të mos vjedhënë, vjedh?
22Ti që thua: mos kurvëroni, kurvëron? Ti që ke Idhollatë për të ndjeta, bën Ierosili?
23Ti që mbure ndë nom, ksenderon Perndinë me të shkelturë të nomit?
24Se ëmër i Perndisë për sebep tuaj shahetë ndë të tjeratë filira, sikundr’ është shkruarë.
25Sepse peritomia vëjen ndë bëfç ato që thotë nomi. E ndë qofç prishës i nomit, të prerëtë tat bënetë të paprerë.
26Nd’është dha që një i paprerë ruan porsit’ e nomit, nukë do të jetë kij i papreri posi një i prerë?
27E kij që është i paprerë që nga të lerët’ e tij, tuke ruajturë nomnë, do të gjukojë tij që me grammë e me gjithë të prerë shkel nomnë?
28Sepse jo ai që duketë përjashta ësht’ Iudheo, as të prerëtë ësht’ ata që duketë ndë kurm.
29Po Iudheo ësht’ ai që është i tillë ndë të fshehurë. E të prerëtë është të prerit’ e zëmërësë që është ndë Shpirt, e jo ndë grammë. Këta të prerë ka nder jo mbanë njerëzet, po mbanë Perndisë.
Currently Selected:
Romanë 2: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.