YouVersion Logo
Search Icon

Apolalipsi 15

15
Krie e pesëmbëdhjetëtë
1E paçë një tjatër nishan të madh ndër qiell, e të çudiçim, shtatë Ëngjëij, që mbaijnë të shtatë plagat’ e pastajme, sepse mbë këto u sos urgji e Perndisë.
2E paçë posi një det të qeltë të nakatosurë me zjar, edhe ata që mundnë bishënë, edhe konismën’ e tij, edhe nishan’ e tij, edhe nëmurin’ e tij, që rrij mbi det të qeltë, e kishnë qithara të Perndisë.
3E këndoijnë këngën’ e Moisiut, ropit Perndisë, edhe këngën e qengjit, e thonë: Të mëdha e të çuditëçim janë punët’ e tua, o Zot, o Perndi fuqimadh; të drejta e të vërteta janë udhët’ e tua, o mbret i Shënjtorëvet.
4Kush do të mos të trëmbetë sij, o Zot, e kush do të mos lëvdojë ëmëritë tat? Sepse ti vetëmë je Shënjt, andaj gjithë miletetë do të vijënë të falenë përpara teje; sepse gjuqërat’ e tua janë çfaqurë.
5E pas këture vështrova, e ja, që u hap naoi i tendësë martirisë ndër qiell.
6E duallë nga naoi të shtatë ëngjëjtë, që mbaijnë të shtatë plagëtë, veshurë me li të pastruarë, e të bardhë, e ngjeshurë ndë krahëruar breza t’arta.
7E një nga të katëratë kafshë dha ndë të shtatë ëngjëjtë shtatë kupa t’arta të plota me urgji të Perndisë gjallë ndë jetë pas jetet.
8E naoi u mbush tim për madhëci të Perndisë e për fuqi të tij; e ndonjë nukë mund të hin ndë nao, ngjera sa të sosishnë të shtatë plagët’ e shtatë ëngjëjet.

Currently Selected:

Apolalipsi 15: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in