Apolalipsi 10
10
Krie e dhjetëtë
1E paçë një tjatër Ëngjëll të fortë, që zbrit nga qielli, e i pështjellë me një mjergullë, e kish mbë kokë të tij një ilibe; e faqea e tij posi dielli, e këmbët’ e tij posi kollona të flakta.
2E kish mbë dorë të tij një kartëzë të hapëtë; e vuri këmbën’ e tij të djathëtënë ndë det, e të mëngjërënë mbë dhe.
3E thirri me zë të madh posi liondari kur thërret, e kur thirri, nxuarrë jashtë zën’ e ture të shtatë gjëmimetë.
4E kur krienë jashtë zën’ e ture të shtatë gjëmimetë, unë rrijë për të shkruarë; e digjova një zë nga qielli që më thosh: Vulos ato që thanë të shtatë gjëmimetë, e mos i shkruaj ato.
5E Ëngjëlli që paçë të qëndruarë mbi det edhe mbi dhe, ngrijti dorën’ e tij ndër qiell.
6E u përgjërua mb’atë që rron ndë jetë pas jetet, që bëri qielltë edhe sa janë mbë të, edhe dhenë edhe sa janë mbë të, edhe detnë edhe sa janë mbë të, që do të mos jetë më kohë.
7Ma ndë ditë të zërit t’ëngjëllit së shtatë, kur do të nisjë t’i bjerë zurnasë, do të teliosetë mistiri i Perndisë, sikundr’ evangjelisi ndë rop të tij ndë profitë.
8E zëri që digjova përsëri nga qielli kuvëndon me mua, e më thosh: Hajde e merr kartëzën’ e hapëtë që është ndë dorë të ëngjëllit që rri mbi det edhe mbi dhe.
9E vajta tek ëngjëlli, e i thaçë atij: Nëmë kartënë. E ai më thotë: Merre, e hae atë; e do të të pikëllojë barkunë tënd, ma ndë gojë tënde do të jetë e ëmblë posi mjaltë.
10E mora kartëzënë nga dor’ e ëngjëllit, e e hangra atë; e qe ndë gojë time e ëmblë posi mjaltë; e kur e hangra atë, m’ u pikëllua barku im.
11E më thotë mua: Duhetë që të profitepç ti përsëri mbë llaora, e mbë filira, e mbë gjuhëra, e mbë shumë mbretër.
Currently Selected:
Apolalipsi 10: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.