YouVersion Logo
Search Icon

Filippiot 3

3
Krie e tretë
1Këtej e tutje, vëllazërit’ e mi, kini gëzim mbë Zonë. Nukë më vjen rëndë mua, e për juvet duhetë që t’u shkruaj të tilatë punëra.
2Ruhi nga qentë, ruhi nga punëtorët’ e këqinj, ruhi nga të preritë.
3Sepse nevet jemi të preritë, që punojëmë Perndinë me Shpirt, e mburremi mbë Hristo Iisunë, e nukë kumbisjëmë shpëresënë ndë trup.
4Ndonëse unë kam nga të pres edhe mbë kurm; nd’është ndonjë tjetër që të ketë tharos ndë kurm, më tepërë kam unë.
5I prerë mbë të tetë ditë, nga të lerëtë Israilit, nga fili e Veniaminit, Çifut i lerë nga Çifut, nga an’ e nomit Fariseo.
6Sa për zili e ndjekë qishënë, sa për të drejtë që vjen nga nomi jeshë i pakallëzuarë.
7Po ato që qenë për mua mbrodh, i silloisa për Krishtinë dëm.
8Po me të vërtetë edhe i sillois, se janë të gjitha dëm për të lartë të njohurit Iisu Hristoit Zotit sim, që për atë u dëmëtuaçë të gjitha, e sillois se janë gjithë gërdhu, që të fitoj Krishtinë.
9E të gjëndem tek ai, se s’kam të drejtë timenë që vjen nga nomi, po atë që vjen nga besa e Krishtit. Të drejtët’ e Perndisë thom (që mund) mbi besë.
10Që të njoh atë, edhe fuqinë e së ngjallturit së tij, edhe pjesën’ e pësimevet së tij, e të ujdisem me vdekëjë të tij.
11Mos arrij kaqë gjë ndë të ngjallturë të së vdekuret.
12Jo se mora unë ndashti pagënë, a ndashti u telioçë, po ecëj mos arrijë, për atë e u zuçë nga Krishti Iisu.
13Un’, o vëllazër, nukë llogarias se e zura (pagënë).
14Po këtë vetëmë (e di), që haroj atë që kam prapa krahëvet, e ndëhem ndë punëra që kam përpara, afëronem prej nishanit, prej pagët së thirrësë sipërmesë së Perndisë mbë Krishtinë Iisunë.
15Sa jemi adha të sosurë, kështu le të silloisjëmë këtë, e nd’është që silloisni ndrishe mbë ndonjë punë, edhe mbë këtë Perndia do të ndritjë.
16Po sa për atë që arrijtim, le të kemi të tilatë kshille, me atë Kanon të ecëjmë.
17Të më gjani mua, vëllazër, e viri ndër mënd ata që ecëjnë kështu, sikundrë keni ksomblënë mbë nevet.
18Sepse shumë ecëjnë, për ata që shumë herë u thaçë juvet, edhe ndashti u thom tuke qarë, që janë armiqt’ e Kruqit së Krishtit.
19Më e pastajmea e këturet është humbëja, Perndi e këture është barku, që ata nderonenë nga turpi i ture, ata kanë mënt’ e ture ndë punë të dheut.
20Ma na jemi qutetasit’ e Qiellet, ateje nga presmë Sotirë Zonë tënë Iisu Hristonë.
21Ai do të ndërrojë kurmin’ e t’unjurit tanë, që të jetë mbë një furmë me kurm të nderit së tij, mb’atë fuqi që me të mund të bjerë ai ndënë vetëhë të tij gjithë punëratë.

Currently Selected:

Filippiot 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in