YouVersion Logo
Search Icon

Marko 15

15
Krie e pesëmbëdhjetëtë
1E atë çast ndë mëngjes u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, bashkë me pleqtë edhe me grammatejtë, edhe me gjithë mbëjedhëjënë, e si e lidhnë Iisunë, e shpunë, e e dhanë mbë duar të Pillatosë.
2E e pieti atë Pillatua: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe ai u përgjegj, e i tha atij: Ti e thua.
3E thoshnë shumë katigori kondr’ atij të parët’ e priftëret.
4E Pillatua e pieti atë pagjene, e i thotë: Nukë përgjegje fare? Shih mbë sa të kallëzojënë këta tij.
5E Iisui më nuk’ u përgjegj fare, kaqë që u çudit Pillatua.
6E ndë çdo të krëmpte u lëshon ature një të hapsosurë, cilinëdo që të kërkoijnë.
7E qe një që quhej Varavva lidhurë ndë hapsanë bashkë me shokët’ e tij, që kishnë bërë vresëjë ndë nakatosi.
8E si britnë turma, nisnë të kërkoijnë, sikundr’ u bënte ature kurdo.
9Edhe Pillatua u përgjegj ature, e u tha: Doi t’u lëshoj juvet Mbretn’ e çifutet?
10(Se e dij që nga zilia e dhan’ atë nde ai të parët’ e priftëret).
11E të parët’e priftëret vunë turmënë që të kërkoijnë prej sij t’u lëshon më tepër Varavvanë.
12E Pillatua u përgjegj, e u tha ature pagjene: Ç’doi dha t’ua bëj atë që thoi Mbret të çifutet?
13Edhe ata pagjene britnë më fort: Mbërthee atë ndë Kruq.
14E Pillatua u thosh ature: Ç’të keq u bëri? E ata më shumë thërrisnë: Mbërthee atë ndë Kruq.
15Edhe Pillatua sepse deshi të bën zëmërën’ e turmësë, u lëshoi ature Varavvanë, e Iisunë si e rrahu me kamçi, e dha të mbërthenej ndë kruq.
16E e muarrë atë trimatë, e e shpunë ndë avlli tek është Pretori, e thërresënë gjithë biliknë.
17E e veshnë atë me rrobë të kuqe; e pleksnë një kurorë nga gjëmba, e ja vunë mbë kokë.
18E nisnë ta përshëndetn’ atë e t’i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet.
19E rrihnë kokën’ e tij me kallam, e pështijnë mbë të, e bijnë mbë dhe, e i falejn’ atij.
20E kur përqeshnë me të, i sveshnë rrobën’ e kuqe, e i veshnë rrobat’ e tij, e e nxuarë jashtë, ta mbërtheijn’ atë ndë Kruq.
21E angarepsnë tek shkon ateje një Simon Qirineo (që vinte nga ara, baban’ e Aleksandhroit edhe Rufosë), të mirr Kruqn’ e tij.
22E e bienë atë ndë vënd të Gollgothait, që domethënë: Vënd i krerëvet.
23E i ipnë atij të pij verë nakatosurë me smirnë, e ai nuk’ e mori.
24E si e mbërthienë atë ndë kruq, ndajtinë rrobat e tij, e vunë short mbi to, ç’të mirr gjithëkush.
25E qe sahati tre, e e mbërthienë atë ndë kruq.
26E gram’ e katigorisë tij qe shkruarë: MBRETI I ÇIFUTET.
27E bashkë me atë mbërthienë ndë kruq di kusarë, njërinë mb’anë të djathëtë, e tjatërinë mb’anë të mëngjërë të tij.
28E dolli e vërtetë karta që thosh: Edhe me paranomë u mëndua.
29E ata që shkoijnë udhësë e vllasfimisn’ atë tuke tundurë kokën’ e ture mbë të, e thoshnë: Bobo mbë tij që prish Naonë, e mbë tri dit e dërton.
30Shpëto vetëhenë tënde, e zbrit nga kruqi.
31Kështu edhe të parët’ e priftëret thoshnë tuke përqeshurë njëri me jatërinë, bashkë me gramatejtë: Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij s’mund të shpëtojë.
32Krishti, mbreti i Israilit, le të zbresë ndashti nga kruqi, që të shohëmë e të besojëmë. Edhe ata që qenë mbërthierë bashkë me të ndë kruq, e shaijn’ atë.
33E si u bë sahati gjashtë, u bë erësirë mbë gjithë dhe, ngjera mbë nëntë sahat.
34E ndë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Elloi, elloi, llama savahthani? Që domethënë: O Perndi, o Perndi, pse më le?
35E si e digjuanë ca nga ata që rrijn’ atje, thoshnë: Ja, Ilianë thërret.
36E u lëshua një, e mbushi një sfungar uthullë, e si e vuri ndë një kallam, ja ip të pij, e thosh: Liri të shohëmë, ndë vjen Iliaja ta zbresj’ atë.
37E Iisui si nxori një zë të madh, dha Shpirtinë.
38E perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipërit e ngjera përposh.
39E si e pa Qentirioni që rrij karshi atij, që si thirri kështu dha Shpirtinë, tha: Vërtet i biri i Perndisë qe kij njeri.
40E ishnë edhe gra që vësh(t)roijnë për së largut, e bashkë me ato qe edhe Magdhalini Maria, edhe Maria mëm’ e Iakovoit së vogëlë edhe Iosiut, edhe Sallomi.
41Ato që edhe kur qe ndë Galileë vijnë pas sij, e i shërbeijn’ atij, edhe shumë të tjera që patn’ ardhurë bashkë me atë ndë Ierusalim.
42E poqë u err (sepse qe e prëmte, e parë e së Shëtunësë).
43Erdhi Iosifi që qe nga Arimathia, plak bujar, që edhe ai qe që prit mbretërin’ e Perndisë, e guxoi e hiri nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit.
44E Pillatua u çudit nd’është që vdiqi, e si thirri Qentirionë, e pieti pa atë ndë vdiqi.
45E si mpsoi nga Qentirioni, ja dhëroi kurminë Iosifit.
46E si bleu një çarçaf, e si e dërmoi atë nga Kruqi, e pështolli ndë çarçaf, e e vuri atë ndë varr që ishte peleqisurë nga shpellë, e lukurisi një gur të madh mbë derë të varrit.
47E Magdhalini Maria edhe Maria e Iosiut, vështroijnë ku e kllasënë.

Currently Selected:

Marko 15: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy