Mattheo 5
5
Krie e pesëtë
1E si pa turmëtë hipi mbi mal, e qëndroi atje, e erdhë tek ai mathitit’ e tij.
2E si hapi gojënë, i dhidhaks ata, e u thosh.
3Lum ata që janë të varfërë ndë shpirt, se ature është mbretëria e Qiellvet.
4Lum ata që qajënë, se ata do të parigorisenë.
5Lum ata që janë të urtë e të butë, se ata do të qerdhesinë të mirat’ e dheut.
6Lum ata që kanë u edhe et për të drejtënë, se ata do të ngosenë.
7Lum ata që eleisinë, se ata do të eleisenë.
8Lum ata që kanë zëmërë të pastruarë, se ata do të shohënë Perndinë.
9Lum ata që paqcojënë botënë, se ata do të thuhenë të bijt’ e Perndisë.
10Lum ata që ndiqenë për të drejtënë, se ature është mbretëria e Qiellvet.
11Të lumurë jeni kur t’u shajënë juvet njerëzitë, e t’u ndjekënë, e t’u thonë kondrë juvet çdo fjalë të ligë me të rreme sepse doi mua.
12Gëzouni edhe lumburoni, se paga juaj është shumë ndë Qiell, se ashtu ndoqnë edhe Profitëritë që qenë përpara juvet.
13Juvet jeni krip’ e dheut. E kur të prishetë kripa, qish mund të kripjë të tjera? Z’vëjen më për tjetër, po të shtihetë jashtë e të shkeletë nga njerëzitë.
14Ju jeni drit’ e diniasë, s’mun quteti të fshihetë kur është mbë majë të malit.
15As fotin’ e dhezjënë e e vënë ndënë modh (shinik), po e vënë ndë shamndan, e ndrit mbë gjith’ ata që janë ndë shtëpi.
16Kështu të llampsjë drita juaj përpara njerëzet, që të shohënë punëratë tuaj të miratë, e të lëvdojënë tatënë tuaj që është ndë Qiell.
17E mos thoi se erdha të prish Nomnë, a Profitëritë; nuk arçë t’i prish, po t’i dërtoj.
18Me të vërteta u thom juvet, se ngjera sa të prishetë Qielli edhe dheu, që një jotë, a një qere do të mos prishetë nga Nomi, ngjera sa të bëhenë gjithë.
19Ai dha që të zgjidhjë një nga këto porsi të vogëla, e të dhidhaksjë njerëzitë kështu, ai do të thuhetë i vogëlë ndë mbretëri të Qiellvet. E ai që të bëjë e të dhidhaksjë, ai do të thuhetë i madh ndë mbretëri të Qiellvet.
20E u thom juvet, se ndë mos tepëroftë e drejta juaj më tepër se të grammatikovet, e të Farisejet do të mos hini ndë mbretëri të Qiellvet.
21A digjuatë, se u është thënë së lashtëvet: Mos vraç njeri, se ai që vret, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq.
22E unë u thom juvet, se cilido që zëmëronetë te vëllai tij pa faj, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. Edhe cilido që thotë vëllait së tij: raka (bre ti), do të jetë fajëtuar mb’ata që gjukojënë, edhe cilido që t’i thotë: morè, do të jetë fajëtuar ndë pisë të zjarit.
23E kur do të bieç dhurëtinë (meshë, a qeri) tënde ndë thisiastirio (ndë qishë) e atje të kujtoneç, se vëllai it ka me ti mëri.
24Lee atje dhurëtinë tënde mbë thisiastirio (qishë) e ecë më përpara e pajtou me vëllanë tënd, e ahiere si të ktheneç shpjerë dhurëtinë (meshënë, a qerinë) tënde.
25Pajtohu me hazminë tënd shpejt, ngjera sa je bashkë me të mb’udhë, se mos të apë hazmi nde gjukatësi, e gjukatësi të ep te kopil’ i tij, e viheç ndë hapsanë.
26Të vërtetënë të thom tij, se nukë do të dalç ateje, ngjera sa t’i paguaç gjithë.
27Digjuatë që është thënë së lashtëvet: Mos kurvëro.
28E un’ u thom juvet, se cilido që vështron grua për dëshërim të saj, posikur e kurvëroi atë ndë zëmërë të tij.
29Nd’është që të skandhalis ti siu it i djathëti, kree atë, e shtjere nga teje, se më mirë është për ti të humbasjë një copë prej teje e të mos vihetë gjithë kurmi it ndë pisë.
30Edhe ndë të skandhalis ti dora jote e djathëta, pree atë e shtjere nga teje, se më mirë është për ti, të humbasë një copë prej teje e të mos vihetë gjithë kurmi it ndë pisë.
31Edhe është thënë, se ai që të lërë gruan’ e tij, le t’i apë kartën’ e së ndarit.
32E un’ u thom juvet, cilido që të ndajë gruan’ e tij vetëmë ndë u kurvëroftë, e bën atë të bënetë kurvë, edhe cilido që të marrë grua që rron burri, e e ka lënë, quhetë kurvjar.
33Pameta digjuatë, që është thënë ndë të lashtë: Të mos bëç be me të rreme, po të thuaç te Zoti bet’ e tua të vërteta.
34E un’ u thom juvet, të mos bëji be fareseje, as mbë Qiell, se është Fron i Perndisë.
35As mbë dhe, se është Fron i këmbëvet së tij, as mbë Ierusalim, se është qutet i mbretit së madh.
36Të mos bëç as ndë krie tat, se nukë mund të bëç një qime të bardhë a të zezë.
37Po le të jetë fjala juaj, vërtet, vërtet, a jo, jo. Sepse e tepër’ e këturevet është e së paudhit.
38Digjuatë që është thënë: Siu për si, e dhëmbi për dhëmb.
39E unë u thom juvet, të mos i rriji karshi së ligut, po ndë të raftë njeri shuplakë mbë faqe tënde të djathëtë, kthei atij edhe të mëngjërënë.
40Edhe atij që do të gjukonetë me tij, e të të marrë gunënë, epi edhe këmishënë.
41Edhe ndë të angarepstë ti njeri një mil’, ecë me atë di.
42Epi atij që kërkon, edhe nga ai që kërkon të huhetë nga teje, mos kthe krietë mbënjanë.
43Digjuatë që është thënë: të duaç gjitonë tënd, e hazminë të mos ta duaç.
44E unë u thom juvet, të doni hazmëritë tuaj, të bekoni ata, që mallëkojënë juvet, të bëni të mirë ature që s’u duanë, edhe të luteni për ata që u ngasënë, edhe u zbojënë juvet.
45Që të bëneni bijt’ e jatit suaj që është ndë Qiell, se ai ep diellin’ e tij ndë të këqinj, edhe ndë të mirë, edhe shinë e ep ndë të drejtë, edhe ndë të shtrëmbërë.
46Sepse nd’është që të doni ata që u duanë juvet, s’keni ndonjë pagë. Mos nuk’ e bëjënë atë edhe Tellonëritë?
47Edhe nd’është që putheni me vëllazër tuaj vetëmë, ç’bëni më tepër? Nukë bëjënë kështu edhe Tellonëritë?
48Bëhuni adha të teliosurë, sikundr’ është edhe jati juaj i Qiellvet.
Currently Selected:
Mattheo 5: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.