Mattheo 23
23
Krie e njëzetetretë
1Ahiere Iisui u foli turmavet së njerëzet, edhe mathitivet së tij.
2E u tha: Mbi fron të Moisiut ndëjnë Gramatejtë edhe Farisejtë.
3Gjithë sa të thonë ndë juvet të ruani, t’i ruani, edhe t’i bëni, po si punërat’ e ature mos bëni, sepse thonë e nukë bëjënë.
4Se lidhjënë barrë të mëdha, edhe të rënda shumë, e i ngarkojënë mbi krahë të njerëzet, po as me gjishtin’ e ture nukë duanë t’i tundinë ato.
5Edhe gjithë punërat’ e ture i bëjënë për të dukurë ndë njerëz, e zgjerojënë fillakat’ e ture, e madhojënë klloshët’ e rrobavet së ture.
6E duanë ndë të ngrënë të rrinë më sipër se gjithë, e ndë të mbëjedhura të kenë vëndn’ e parë.
7Edhe të puthuratë ndë pazare, e të thërritenë nga njerëzitë: Dhaskal, dhaskal.
8Po juvet të mos thërriteni dhaskalë, sepse një është dhaskali juaj, Krishti. E gjithë juvet jeni vëllazër.
9Edhe baba tuaj të mos thërrisni mbi dhe, se një është babai juaj, ai që është ndë Qiell.
10Edhe të mos thërriteni të parë, se një është i pari juaj, Krishti.
11E më i madhi nga juvet, le të jetë husmeqari juaj.
12Edhe ai që të ngrerë vetëhen’ e tij, do të unjetë, e ai që të unjëjë vetëhen’ e tij do të ngrihetë.
13E ve mbë juvet Grammatikotë edhe Farisejtë Ipokritejtë, se mbillni mbretërin’ e Qiellvet përpara njerëzet, se juvet nukë hini, as ata që hijënë nuk’ i liri të hijënë.
14Ve mbë juvet Grammatikotë edhe Farisejtë ipokritejtë, se hani shtëpit’ e së vavet, me aformi se luteni shumë, e andaj do të mirri më tepër gjinah.
15Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se ktheneni detnë edhe sterenë të biri një ndë besë tuaj, e kur të bënetë, e bëni atë birn’ e pisësë di pjesë nga vetëheja juaj.
16Ve mbë juvet, dhaskalë të verbërë, që thoi: Ai që të betonetë ndë Qishë nuk’ është gjë, po ai që të betonetë ndë ar të Qishësë, fëjen.
17Të pamënd edhe të verbërë, cila është m’e madhe, ari, a Qisha që shëntëron arë?
18Edhe ai që të betonetë ndë vënd që vënë dhurëtinë, nuk’ është gjë, po ai që të betonetë ndë dhurëti që është mbi të fëjen.
19Të pamënd edhe të verbërë, cila është m’e madhe, dhurëtia, a vëndi që shënjtëron dhurëtinë?
20Se ai që të betonetë ndë vënd që vihetë dhurëtia, betonetë mb’atë, edhe mbi gjith’ ato që janë sipër mbi të.
21E ai që betonetë ndë Qishë, betonetë mb’atë, edhe nde ai që rri brënda mbi të.
22E ai që betonetë ndë Qiell, betonetë ndë fron të Perndisë, edhe nde ai që rri sipër mb’atë.
23Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se dhekatisni dhjosmonë, edhe marajnë, edhe qiminonë, e më të rëndat e nomit i latë, gjuqnë, edhe eleimosinë, edhe besënë; edhe këto duhesh t’i bëjëtë, edhe ato të mos t’i lërëtë.
24Dhaskalë të verbërë, që shtridhni kunupnë, e gamilenë e hai të tërë.
25Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë, se pastroni të jashtëzmen’ e qelqit edhe të kupësë, e përbrënda janë plot nga të rrëmbiera edhe të liga.
26Farisej i verbërë, qëro më përpara të brëndën’ e qelqit edhe të kupësë, që të bënetë edhe e jashtësmeja e paqme.
27Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se gjani me varre të liera me kërqele, që ata përjashta dukenë të bukura, e brënda janë plot eshtëra të së vdekuret, edhe çdolloi të pëgëra.
28Ashtu edhe juvet përjashta dukeni ndë njerëz të drejtë, e përbrënda jeni plot nga djallëzi e të këqia.
29Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se dërtoni varret’ e profitëret, e stolisni mnimoret’ e së drejtëvet.
30E thoi: Të jeshëm nevet ndë ditë të jatëret sënë, nuk’ ujdisim me ata ndë gjak të profitëret.
31Kaqë që martirisni vetëhenë tuaj, se jeni bijtë e ature që vranë profitëritë.
32Edhe juvet mbushni matësin’ e jatet suaj.
33Gjërpinj, pjellat’ e nepërkavet, qish do të shpëtoni nga gjukimi i pisësë?
34Pra andaj, ja unë dërgoj ndë juvet profitër, edhe sofora, edhe të grammatepsurë, e nga ata do të vritni, e do të mbërtheni ndë kruq, edhe nga ata do të rrihni me kamçi ndë sinagojera tuaj, e do t’i ndiqni qutet mbë qutet.
35Që të vijë sipër mbi ju çdo gjak i drejtë, që u derdh sipër mbi dhe, që nga gjaku i së drejtit Avelit, ngjera te gjaku i Zahariasë, birit së Varahiasë, atij që e vranë ndëpërmes të Qishësë edhe të vëndit që vihetë dhurëtia.
36Me të vërteta u thom juvet, do të vijënë gjithë këto mbë këtë milet.
37Ierusalim, Ierusalim, që vrase profitëritë, e marre me gurë ata që u dërguanë tek teje, sa herë desha të mbëjedhë djelmt’ e tua, sikundrë mbëjedh pula zogjt’ e saj përposh pëndëvet, e nukë deshtë?
38Ja që mbetetë shtëpia juaj e shkretë.
39Sepse u thom juvet, do të mos më shihni që ndashti e përpara ngjera sa të thoi: I bekuarë ësht’ ai që vjen nd’ëmër të Zotit.
Currently Selected:
Mattheo 23: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.