Mattheo 19
19
Krie e nëntëmbëdhjetëtë
1E u bë që kur sosi Iisui këto fjalë, u ngre nga Galilea, e erdhi ndë sinorë të Iudheësë, përtej Iordhanit.
2E i vanë pas si shumë botë, e i shëroi ata atje.
3E u qasnë nde ai Farisejtë, e e piraksn’ atë, e i thoshnë ndë mund njeriu të ndajë gruan e tij me çdolloi sebep.
4Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Nukë dhiavastë, se ai që i bëri, që herën’ e parë mashkull edhe fëmërë i bëri ata?
5E tha: Për këtë do të lërë njeriu baban’ e tij edhe mëmënë, e do të bashkonetë me gruan’ e tij, e do të jenë të di një kurm.
6Na, që nukë janë di, po një kurm. Atë adha që bashkoi Perndia, njeriu le të mos e ndajë.
7I thon’ atij: Pse Moisiu porsiti t’apëmë kartë të së ndarit, e ta ndajëmë?
8U thot’ ature: Se Moisiu nga zëmëra juaj e liga e e keqia u dha urdhër juvet të ndani gratë tuaj, po më përpara nukë qe kështu.
9Edhe u thom juvet, se ai që të ndajë gruan’ e tij pa qënë kurvëri ndë mes, e të marrë tjatër, bënetë miho (kurvjar); edhe ai që të marrë grua të ndarë, që rron burri saj, bënetë kurvjar.
10I thon’ atij mathi(ti)t’ e tij: Ndë është kështu pun’ e njeriut me gruan’ e tij, nuk’ ësht’ e mirë të martonetë.
11Edhe ai u tha ature: Nukë mund ta dheksëjnë gjithë këtë fjalë, përveçme ature që ju është dhënë.
12Se janë të dredhurë, që u lenë kështu nga barku i mëmësë, e janë të dredhurë, që u drodhë nga njerëzitë, e janë të dredhurë, që druadhë vetëhen’ e ture për mbretërin’ e Qiellvet. Ai që mund të hijë, le të hijë.
13Atëherë i prun’ atij djelm, që të vij mb’ata duartë, e t’i bekon, e mathititë i qërtoijnë ata.
14Edhe Iisui u tha: Liri djelmtë, e mos i mbani ata të vijënë tek meje, se të tillëvet është mbretëria e Qiellvet.
15E si vuri mbi ata duartë, iku ateje.
16E ja një njeri u qas nde ai, e i tha: Dhaskal i mirë, ç’të mirë të bëj, që të kem jetë të pasosurë?
17Edhe ai i tha atij: Pse më thua të mirë? Ndonjë s’ësht’ i mirë përveçme një, Perndia. E ndë do të hiç ndë jetë, ruaj porsitë.
18I thot’ atij: Cilatë? Edhe Iisui i tha: Këto: Të mos vraç njeri, të mos kurvëroç, të mos vjedhç, të mos martiriç rrem.
19Të nderoç babanë, edhe mëmënë, edhe të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde.
20I thot’ atit trimshori: Gjithë këto i ruajta që ndë të ri tim, edhe ç’më duhet’ akoma?
21I tha atit Iisui: Ndë do të jeç telio, hajde e shit plaçkat’ e tua, e epua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje.
22E si digjoi trimshori fjalënë, iku helmuarë, se qe që kish shumë mulqe.
23E Iisui u tha mathitivet së tij: Me të vërteta u thom juvet, se me zahmet do të hijë i paturi ndë mbretëri të Qiellvet.
24E pameta u thom juvet: Më kollaj është të shkojë nga vëra e gjëlpërësë gamilia, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë.
25E si digjuanë mathitit’ e tij, u çuditnë shumë, e thoshnë: Vallë, kush mund të sosetë?
26Edhe Iisui shtiu sitë e vështoi, e u tha ature: nd’anë të njerëzet këjo ësht’ e zahmeçme, po nd’anë të Perndisë gjithë janë të kollajta.
27Ahiere u përgjegj Petrua, e i tha atij: Ja navet që i lam gjithë, e erdhm pas teje, vallë, ç’do të jetë me nevet?
28Edhe Iisui u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, se ju që erdhtë pas meje, ndë jetë të re, kur do të rrijë i biri njeriut mbi fron të lëvduarë të tij, ahiere do të rrini edhe juvet mbi dimbëdhjetë frone, të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.
29E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë.
30Edhe shumë të parë do të bënenë të pastajmë, e të pastajmë të parë.
Currently Selected:
Mattheo 19: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.