Mattheo 16
16
Krie e gjashtëmbëdhjetëtë
1E i erdhë pranë Farisejtë edhe Sadhuqejtë, e e dhoqimasnë, e i thoshnë atij të ju dëfton ature nishan (çudi) nga Qielli.
2Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Kur erretë, thoi do të bënetë koha e mirë, sepse ësht’ i kuq Qielli.
3E ndë mëngjes thoi: Sot është dimër se u nguq e u vrë qielli. Njerëz me di faqe (Ipokritej), faqen’ e Qiellit dini ta njihni, e nishanet’ e kohëvet nukë mundni t’i njihni?
4Soj i keq edhe kurvjar nishan kërkon e nishan do të mos të ipetë, përveçme nishani i Profitit Ionait. E i la ata, e iku.
5E si erdhë mathitit’ e tij mb’anë të përtejme, haruanë të mirrë bukë me vetëhe.
6E Iisui u tha ature: Vështoni, e kini kujdes nga brumma e Farisejet edhe Sadhuqejet.
7E ata mëndoneshinë me vetëhe të ture, e thoshnë se nukë muarrm bukë.
8E Iisui e kupëtoi, e u tha ature: Pse mëndoneni me vetëhe tuaj, besëpakë, se bukë nukë muarrtë?
9Akoma nukë kupëtoni, e nukë mbani mënd të pesë bukëtë, kur hangrë të pesë mijëtë njerëz, edhe sa kofina muarrtë?
10As të shtatë bukëtë, kur hangrë të katër mijëtë njerëz, edhe sa kofina muarrtë?
11Qish nukë kupëtoni, se nuk’ u thaçë juvet për bukë, të ruheni nga brumët’ e Farisejet e të Sadhuqejet?
12Ahiere e kupëtuanë se nuk’ u tha të ruhenë nga brumët’ e bukësë, po nga dhidhahia e Farisejet edhe Sadhuqejet.
13E si erdhi Iisui ndë sinore të Qesarisë së Filiput, i piet mathitit’ e tij, e u thosh: Cilinë thonë njerëzitë mua se jam i biri i njeriut?
14Edhe ata i thanë: Ca thonë Ioannë Vaptistinë, e të tjerë Ilianë, e të tjerë pa Ieremianë, a një nga profitëritë.
15U thot’ ature: E juvet cili thoi se jam unë?
16E u përgjegj Simon Petrua, e i tha: Ti je Krishti, i biri i Perndisë së gjallë.
17Edhe Iisui u përgjegj, e i tha atij: I lumurë je ti Simon, i biri Ionait, se kurmi edhe gjaku nuk’ i dëftoi nde ti këto, po babai im, që është ndë Qiell.
18Edhe unë të thom tij, se ti je Petro, e sipër mbi këtë gur do të vë binan’ e qishësë sime, e diert’ e pisësë do të mos mundjënë t’i vijënë kondr’ asaj.
19E do të të ap tij qiçetë të mbretëris’ e Qiellvet, e atë që të lidhç ti mbi dhe, të jetë lidhurë edhe ndë Qiell, e atë që të zgjidhiç ti mbi dhe, të jetë zgjidhurë edhe ndë Qiell.
20Ahiere porsiti mathitit’ e tij, të mos thonë ndonjë njeriut se ai është Iisui Krishti.
21Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.
22E Petrua e angaliasi atë, e zu ta qërton, e t’i thosh: Kurce vetëhenë tënde, Zot, mos qoftë këjo tek teje.
23Edhe ai u kthe e i tha Petrosë: Ikë prapa meje, satana. Skandhall je e më mbodhis, se nukë mendone punërat’ e Perndisë, po punërat’ e njerëzet.
24Ahiere Iisui u tha mathitivet së tij: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisetë vetëhen’ e tij, e le të ngrërë Kruqn’ e tij, e le të vijë pas meje.
25Sepse ai që do të ruajë shpirtin’ e tij, duhetë që ta humbasë, e ai që ta humbasë shpirtin’ e tij për mua do ta gjejë.
26Sepse ç’i vëjen njeriut ndë qerdheshtë gjithë dinianë, e të dëmëtonetë shpirtin’ e tij, a ç’do të apë njeriu për të këmbierë shpirtin’ e tij?
27Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.
28Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.
Currently Selected:
Mattheo 16: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.