YouVersion Logo
Search Icon

Ioanni 20

20
Krie e njëzetëtë
1E të parënë ditë të javësë Magdhalini Maria vete që mëngjes pa kdhirë edhe ndë varr, e sheh që qe ngrijturë guri nga varri.
2U lëshua dha e vate te Simon Petrua edhe te tjatëri mathiti që kish Iisui të dashurë, e u thot’ ature: E ngrijtinë Zotnë nga varri e nukë dimë ku e vunë atë.
3Dolli dha Petrua edhe tjatëri mathiti, e vijnë ndë varr.
4E vrapëtoijnë të di bashkë, po ai mathitiu tjatër vrapëtoi më fort se Petrua, e arriu më përpara ndë varr.
5E si u unj pa çarçafëtë shtirë mbënjanë, po nukë hiri ndë varr.
6Erdhi dha edhe Simon Petrua tuke ecurë pas atij, e hiri ndë varr, e sheh çarçafetë mbënjanë.
7Edhe destemelë që pat qënë mbi krie të tij, që nukë qe bashkë me çarçafe, po pështjellturë ndë një vënd mbënjanë.
8Atëherë dha hiri edhe tjatëri mathiti që pat ardhurë më përpara ndë varr, e pa e besoi.
9Sepse s’e dijnë edhe kartënë, që ai duhej të ngjallej nga të vdekuritë.
10U kthienë dha përsëri mathitejtë ndë shtëpi.
11E Mariaja rrijte përjashta varrit e qaj, e tek qante ujnji kokënë ndë varr.
12E sheh di Ëngjëj veshurë ndë të bardha, që rrijnë njeri nga krei e tjatëri nga këmbëtë atje tek pasurë qënë kurmi i Iisuit.
13E ata i thanë asaj: O grua, pse qan? U thot’ ature: Sepse ngrijtinë Zotnë tim, e nukë di se ku e vun’ atë.
14E poqë tha këto u kthie mbë të prapë, e sheh Iisunë mbë këmbë, po nuk’ e njohu që qe Iisui.
15I thot’ asaj Iisui: O grua, pse qan? Cilë kërkon ti? E ajo pandehu se qe zoti i kofshtit. I thot’ atij: Zot, ndë more ti atë, thuajmë ku e vure atë, e unë do ta ngrë atë.
16I thot’ asaj Iisui: Marië. U kthie ajo, e i thot’ atij: Ravuni, që domethënë: Dhaskal.
17I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj.
18Vate Magdhalini Maria t’u rrëfejë mathitivet që pa Zotnë, e këto i tha asaj.
19E si u err atë ditë të parën’ e javësë, kur qenë diertë mbillturë, tek qenë mbëjedhurë mathitejtë nga frika e Çifutet, erdhi Iisui e ndënji ndë mes të ture, e u thot’ ature: Paq mbë juvet.
20E si tha këtë, u dëftoi ature duartë edhe brinjën’ e tij. E u gëzuanë mathitejtë si panë Zotnë.
21U thotë dha përsëri ature Iisui: Paq mbë juvet. Sikundrë më dërgoi mua babai, edhe un’ u dërgoj juvet.
22E si tha këto, frijti mbë ta, e u thot’ ature: Merri Shpirt Shënjt.
23Kujt t’i ndëjeni fajetë, i janë ndëjierë, e kujt të ja mbai, i janë mbajturë.
24E Thomai një nga të dimbëdhjetë, që quhej Dhidhimo, nuk’ ish me ata bashkë kur erdhi Iisui.
25E i thoshnë atij të tjerëtë mathiti: Pam Zotnë. Ma ai u tha ature: Ndë mos paça ndë duar të tij plagën’ e peronavet, e të vë gjishtinë tim ndë vënd të peronavet, e të vë dorënë time ndë brinjë të tij, nukë besoj.
26E pas tetë ditet pameta qenë mathititë ndë shtëpi, edhe Thomai bashkë me ta. Vjen Iisui ndonëse qenë diertë mbillturë, e qëndroi ndë mes, e u tha: Paq mbë juvet.
27E pastaj i thotë Thomait: Bjerë gjishtinë tënd këtu e shih duart’ e mi; e bjerë dorënë tënde e vure ndë brinjë time, e mos u bën i pabesë, po beso.
28E u përgjegj Thomai, e i thot’ atij: Zoti im edhe Perndia ime.
29I thot’ atij Iisui: Sepse më pe, Thoma, besove. Lum ata që nukë panë, e besuanë.
30Janë edhe shumë të tjera nishane bërë nga Iisui përpara mathitivet së tij, që s’janë shkruarë ndë këtë kartë.
31E këto u shkruanë, që të besoni se Iisui është Krishti, i biri i Perndisë, e që si të besoni nd’ëmër të tij, të kini jetë të pasosurë.

Currently Selected:

Ioanni 20: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in