Çifut 12
12
Krie e dimbëdhjetëtë
1Andaj edhe nevet si kemi rrotullë kaqë mjergullë të madhe të martirëvet, le të çkarkonemi nga çdofarë barre e nga faji që na gjëndetë rrotullë, e le të ecëjmë me durim nd’udhë që është përpara nesh.
2Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë.
3Sepse silloisni me kujdes mb’atë që duroi nga fajëtorëtë mbë vetëhe të tij kaqë antillogji të madhe, që të mos lodhi me të humburë të zëmëravet suaj.
4Juvet edhe nukë qëndruatë kondrë fajit ngjera mbë gjak, të lëftoni kondrë asaj.
5E juvet kini harruarë atë nasihat, që ajo u flet juvet posi bijet, e u thotë: Biri im, mos e le dhidhaskalin’ e Perndisë, e mos e humb zëmërënë kur qërtone prej si.
6Sepse atë që do Zoti, e mundon, e zë shufrë mbë çdo djalë të tij, atë që njeh për të tijnë.
7Ndë durofi mundimnë, Perndia biretë me juvet posi me djelm të tij, sepse ç’ësht’ ai djalë, që nuk’ e mundon babai?
8Sepse ndë jini jashtë nga mundimi, që nga ai të gjithë kanë pjesë, jini adha bashto, e jo djelm të vërtetë.
9E pa baballarëtë tanë të kurmit i keshm për dhaskalë, e u kemi pasurë nder. Nukë do të bindemi më tepërë mbë baban’ e Shpirtëravet, për të pasurë jetë?
10Se ata bënishnë dhaskalë për një kohë të pak ditet, sikundr’ u dukej ature mirë, ma (Perndia na mundon) kij mb’atë që vjen, të na bëjë të kemi pjesë nga shënjtëri e tij.
11Çdofarë të munduarë adha sa për të ndashtime nukë duketë që bie gëzim, po pikëllim. Ma pas ca kohet bie një pemmë të butë të së drejtësë mb’ata që janë të munduarë mbë të.
12Pra andaj dhiorthosni duart’ e lënguara edhe gjunjët’ e dredhura.
13E bëni t’ecurë të drejtë me këmbë tuaj, që të mos dalë nga udha ndonjë tuke çaluarë, po më shumë të ndreqetë.
14Kërkoni paqnë me gjithë edhe shënjtërimnë, që pa atë ndonjë do të mos shohnë Zotnë.
15Tuke vështruarë mirë mos lipsetë ndonjë nga hiri i Perndisë, mos bijë ndonjë rrënjë e pikëtë e u bie dëm, e me anë t’asaj molepsenë shumë.
16Mos është ndonjë kurvjar, a i pëgërë si Isafi, ai që për një të ngrënë shiti protokët’ e tij.
17Sepse e diji që edhe pastaje tek duaj të mirr pjesë bekimnë, u shti poshtë, sepse nukë gjeti vënd ndë metani, ndonëse e kërkoi atë me lot.
18Sepse nuk’ u afëruatë ndë mal që zihetë me dorë, e që digjetë me zjar, e mbë mjergullë, e mbë skotadh, e mbë thëllim.
19E mbë zë të zurnasë, e mbë zë të fjalëvet, që atë ata që e digjuanë, kërkuanë që të mos u bënej më fjalë mbi ta.
20(Sepse nukë mundnë të duroijnë këtë urdhër (që thosh) “edhe një bishë të ngasë malë, do të mbulonetë me gurë, a do të goditet me shugjetë”.
21E kaqë e frikuarë ish ajo që dukej, saqë tha Moisiu: Jam i frikuarë e i dredhurë).
22Po jeni qasurë ndë mal të Sionit, e ndë qutet të Perndisë gjallë, nd’Ierusalim të Qiellit, e ndë disa mijë miljun ëngjëjet.
23E ndë panigjir, e ndë qishë të prototokëvet, që janë shkruarë ndë Qiell, e mbë Perndinë gjukatësin’ e gjithëvet, edhe ndë shpirtëra të profitëvet së drejtë.
24E mbë Iisunë mesitin’ e dhiathiqit së ri, e mbë të derdhurë të atij gjakut që flet më mirë se gjakt’ e Avelit.
25Kini mëntë të mos liri atë që u flet, sepse nd’është që nukë shpëtuanë ata që patnë lënë atë që u flit mbi dhe, shumë më tepërë nukë do të shpëtojmë nevet kur të kthejmë shpallëtë atij që na flet nga Qielltë.
26Zëri i atij atëherë drodhi dhenë, e ndashti bën të taksurë, e thotë: Edhe një herë unë dredh jo vetëmë dhenë, ma edhe qiellinë.
27Nga ajo adha që thotë: edhe një herë, dëfton të këmbieritë e ature punëravet që këmbenenë, si të bëra, që të mbetenë ato që nukë lozënë.
28Andaj si muarrm mbretëri të paluajturë, le të mbajmë dhurëtinë që m’atë të llatrepsjëmë si i pëlqen Perndisë, tuke punuarë me frikë edhe me nder.
29Sepse Perndia onë është zjar që kataha.
Currently Selected:
Çifut 12: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.