Kollosait 1
1
Krie e parë
1Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me thelimë të Perndisë edhe Timotheoi vëllai.
2Mb’ata që janë mbë Kolloso Shënjtorë e vëllazër të besësë mbë Krishtinë. Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
3Lëvdojmë Perndinë e baban’ e Zotit sonë Iisu Hristoit, kur lutemi gjithënjë për juvet.
4Sepse digjuam besënë tuaj që kini mbë Krishtinë Iisunë, edhe dashurinë që kini mbë gjithë Shënjtorë.
5Për shpëresë që ruhetë për juvet ndër Qiell, atë që e mpsuatë më përpara me anë të fjalësë të vërtetësë Ungjillit.
6Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.
7Sikundrë kini mpsuarë nga i dashuri Epafrai, ropi me mua bashkë, ai është shërbëtuar i besësë mbë Krishtinë për juvet.
8Ai që edhe na dëftoj nevet dashurinë tuaj (që kini) me anë të Shpirtit.
9Andaj edhe nevet, që atë ditë që digjuam, nukë pushojëmë tuke falurë për juvet, e tuke kërkuarë që të mbushi nga të njohuritë e thelimësë tij, me çdofarë sofie e urtëci të Shpirtit.
10Që të ecëni juvet sikundrë ka hie mbë Zonë, tuke pëlqierë atij mbë çdo punë të mirë, tuke prurë pemmë, e tuke rriturë ndë të njohurë të Perndisë.
11Tuke marrë fuqi me çdofarë fuqie për fuqi të nderçurë të tijnë ndë durim të sosurë, e ndë zëmërë të madhe me gëzim.
12Lëvdojmë babanë që na bëri të zotë të jemi pjesëtarë nevet ndë pjesë të shënjtorëvet mbë dritë.
13Ai që na shpëtoj nevet nga urdhëri i errëcirësë e na ka shpurë ndë mbretëri të birit së dashurisë tij.
14Mb’atë kemi të shpërblieritë me anë të gjakut së tij, të ndëjierit’ e fajevet.
15Ai është Ikonë e Perndisë që nukë duketë, i pari mbë të lerë nga gjithë jeta.
16Sepse me anë t’atij janë bërë gjithë punëtë, ato që janë ndë Qiell, edhe ato që janë ndë Dhe, ato që dukenë, edhe ato që nukë dukenë; kaqë Fronetë, kaqë Zotëritë, kaqë Arhitë, kaqë Eksusitë, të gjitha me anë t’atij, e me kshill të tij janë bërë.
17E ai është më përpara nga gjithë, e gjithë punëtë me anë t’atij qëndrojënë.
18E ai është kreu i kurmit së qishësë, ai është të nisuritë e i parë mbë të ngjallturitë nga vdekëja, andaj ai është i parë mbë të gjitha.
19Sepse këjo i pëlqeu (Babait) të jetë tek ai gjithë mbushëja.
20E me anë t’atij të paqconejnë të gjitha mbë vetëhe të tij, tuke bërë paq dheut, edhe punët’ e qiellit me anë të gjakut të Kruqit së tij.
21E juvet që jeshëtë njëherë të larguarë e armiq ndë Shpirt për punëra të liga, ndashti u paqcoi.
22Ndë kurm të trupit së tij, me vdekëjë të tij, që t’u nxjerrë juvet përpara atij Shënjtorë, e të pasharë, e të pakatigori.
23Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e të paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit që digjuatë, e që u dhidhaks mbë gjithë botë që është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar.
24Unë ndashti gëzoj mb’ato që besoj për juvet, e paguaj ndë kurm tim përsëri ato që lipsenë nga mundimet’ e Krishtit për trup të tij, që ai trup është Qisha.
25Që asaj qishe u bëçë unë shërbëtuar, sikundrë qe konomia e Perndisë, që m’u dha mua mbë juvet, të mbush fjalën’ e Perndisë.
26Mistirionë e fshehurë nga jetëtë e nga filitë, po ndashti çfaqurë ndë Shënjtorë të tij.
27Mb’atë deshi Perndia të bën të njihnë çfarë gjëri qe të pasurit’ e nderit të këtij mistirioit ndë fili të tjera, që ai është Krishti ndër juvet, shpëresë e nderit.
28Atë Krishtinë që dhidhaksjëmë nevet tuke mpsuarë çdo njeri me çdofarë sofie, që të biemë përpara Krishtit Iisuit çdo njeri telio.
29Për atë punë mundonem edhe unë, e lëftoj sikundr’ është pun’ e tij që punon mbë mua me shumë fuqi.
Currently Selected:
Kollosait 1: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.