YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 15

15
Krie e pesëmbëdhjetëtë
1E ca që patnë ardhurë nga Iudhea, dhidhaksnë vëllazëritë, se ndë mos u bëfi sunet sikundrë është adeti i Moisiut, nukë mundni të soseni.
2E si bënë shumë qartë e filloniqi Pavllua edhe Varnava për këtë punë me ata, apofasisnë të vijnë për këtë punë Pavllua edhe Varnava, edhe ca të tjerë prej suresh, nd’Ierusalim mbë apostoj e mbë pleq.
3Ata dha, si u përcuallë nga qisha, shkoijnë ndëpër Finiq e ndëpër Samarië, tuke rrëfierë të kthierit’ e miletevet; e ipnë gëzim të madh ndëpër gjithë vëllazër.
4E si arrijtinë nd’Ierusalim, i priti qisha, edhe apostojtë, edhe pleqësia, e ata rrëfienë sa thavmëra bëri Perndia me anë të ture.
5Po thoshnë se u ngrenë mbë këmbë ca nga eresi i Farisejvet që patnë besuarë, e thoshnë se duhetë të bënenë sunet ata, e t’i porsitjëmë të ruajënë nomn’ e Moisiut.
6E u mbëjuadhë apostojtë edhe priftëritë për të ksetaksurë këtë punë?
7E si u bë shumë kuvënd’ u ngre Petrua, e tha mb’ata: O njerëz vëllazër, ju mir’ e diji se që herën’ e parë ndë mes tuaj zgjodhi Perndia mua që të digjojënë Ethnikotë nga goja ime fjalën’ e Ungjillit e të besojënë.
8E Perndia që njeh zëmëratë, u dëftua me ta, sepse u dha ature Shënjtinë Shpirt, si edhe navet.
9E nukë bëri fare të zgjedhurë ndë mes tonë e t’ature, po qëroi zëmërat’ e ture me besë.
10E ndashti dha pse gucitni ju Perndinë, të viri zgjedhënë mbë qafë të mathitivet, që atë as baballarëtë tanë, as nevet mundm ta mbajëm?
11Ma besojmë të sosemi me dhurëti të Zotit Iisu Hristoit, kështu si edhe ata.
12E pushuanë gjithë turma, e digjoijnë Varnavënë edhe Pavllonë që rrëfeijnë sa thavmëra e çudira bëri Perndia ndë të tjera filira me anë të ture.
13E si pushuanë ata, u përgjegj Iakovoi, e tha: O njerëz vëllazër, digjoni mua.
14Simeoni dëftoi qish Perndia herën’ e parë pat urdhëruarë të mirr nga të pabesëtë llao mb’ëmër të tij.
15E mbë këtë venë mbë një edhe fjalët’ e profitëvet, sikundr’ është shkruarë.
16Pastaje do të kthenem përsëri, e do të dëftoj pagjene tendën’ e Dhavidhit që pat qënë gremisurë, e të gremisurat’ e saj do t’i dërtoj pa, e do ta ngrë atë mbë këmbë.
17Që të kërkojënë Zotnë gjithë të tjerëtë njerëz edhe gjithë filitë që mb’ato është thirrë ëmëri im, thotë Zoti që bën gjithë këto.
18Janë njohurë te Perndia që përpara jetësë punët’ e tij.
19Pra andaj unë gjukoj që të mos gucitenë ata që kthenenë nga filit’ e tjera te Perndia.
20Po t’u shkruajmë ature që të largonenë nga të pëgërat’ e Idhollëvet, edhe nga kurvëria, edhe nga të mbituratë, edhe nga gjaku.
21Sepse Moisiu që nga motet’ e lashta ka ndë çdo qutet kush ta dhidhaksjë atë ndë Sinagoje që dhiavasetë çdo të shëtunë.
22Ahiere u pëlqeu apostojet edhe priftëret me gjithë qishë, që të zgjidhenë njerëz prej suresh, e t’i dërgojënë nd’Antiohi, bashkë me Pavllonë edhe Varnavënë, Iudhënë që quhej Varsava, edhe Sillënë, njerëz të parë ndë vëllazër.
23E si shkruanë, dhanë mbë dorë këtë të ture kartë apostojtë, edhe priftëritë, edhe vëllazëritë: Mbë vëllazër që janë nga filit’ e tjera nd’Antiohi, edhe ndë Siri, edhe ndë Qiliqi, gëzoni.
24Sepse digjuam navet që duallë ca prej nesh e u nakatosnë juvet me fjalë, e u prishnë shpirtëretë tuaj tuke thënë të sunepsi e të ruani nomnë; navet ature s’u patm thënë këtë.
25Na u duk navet mbëjedhurë gjithë bashkë, të zgjedhjëmë njerëz e t’i dërgojëmë mbë juvet, me të dashuritë tanë Varnavënë edhe Pavllonë.
26Njerëz që kanë dhënë shpirtëret’ e ture për ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit.
27Dërguam dha Iudhënë edhe Sillënë, e ata do t’u rrëfejënë me dhidhahi ato që u shkruajmë.
28Sepse u duk e mirë nde Shënjti Shpirt edhe ndë nevet, të mos vëmë më mbi juvet tjatër barrë, përveçme këture, që pa ato nukë bën.
29Të largoni nga ato që therenë ndë Idhollë, edhe nga gjaku, edhe nga të mbituratë, edhe nga kurvëria. Nga këto punëra kur të ruani vetëhenë tuaj, do të bëni mirë. Qofi me shëndet.
30E ata si u përcuallë, erdhë nd’Antiohi, e mbëjodhë turmënë, e u dhanë kartënë.
31E si e kënduanë, u gëzuanë për parigori.
32Iudha pa edhe Silla, si qenë edhe ata profitër, me shumë dhidhahi parigorisnë e forcoijnë vëllazëritë.
33E si qëndruan’ atje ca kohë, u përcuallë nga vëllazëritë me paq mb’apostoj.
34Po Sillësë i pëlqeu të mbetej atje.
35Pavllua pa edhe Varnava, silleshinë nd’Antiohi, tuke dhidhaksurë e tuke qiriksurë Ungjillë e fjalën’ e Zotit bashkë me shumë të tjerë.
36E pas ca ditet i thotë Pavllua Varnavësë: Le të kthenemi adha të shohëmë vëllazëritë tanë qutet mbë qutet, tek dhidhaksm fjalën’ e Zotit, qish gjëndenë.
37Ma Varnava duaj të mirr me vetëhe të tij edhe Ioannë, që quhej Marko.
38E Pavllua e gjen çaiz, që një që qe larguarë prej suresh nga Pamfilia, e nuk’ erdhi bashkë me ta ndë punë, të mos e marrënë atë.
39E gjau një qartë, kaqë sa të ndahejnë ata njeri nga jatëri, e Varnava të mirr Markonë, e të bën plëhurë për Qipro.
40E Pavllua zgjodhi Sillënë, e dolli, si u dha nga vëllazëritë ndë dhurëti të Perndisë.
41E shkon ndëpër Siri e ndëpër Qiliqi tuke forcuarë qishëratë.

Currently Selected:

Bëratë 15: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in