2 Korinthi 3
3
Krie e tretë
1Nisjëmë nevet pa të rekumandarjëmë vetëhenë tënë? A mos kemi hri si dica, për kartëra të rekumandarisë, prej jush a mbë ju?
2Juvet jini karta onë, shkruarë ndë zëmëra tona, ajo ësht’ e njohurë, e dhiavasetë nga gjithë njerëzitë.
3Sepse dukeni juvet që jini kart’ e Krishtit e bërë prej nesh, shkruarë jo me mellan, po me Shpirt të Perndisë gjallë, jo mbë drasa të gurta, po mbë drasa të mishta të zëmërësë.
4I tilli është tharosi inë që kemi mbë Perndinë me anë të Krishtit.
5Jo se jemi të zotë nga vetiu të silloisemi ndonjë punë si nga vetiu, po aksia onë është nga Perndia.
6Ajo që na bëri nevet shërbëtorë të Zotë të dhjatësë së re, jo të grammësë po të Shpirtit, sepse gramma vret, ma Shpirti ep jetë.
7E nd’është që shërbesa e vdekëjësë me anë të grammësë tiposurë me gur, u bë e nderçurë, kaqë që nukë mundnë të bijt’ e Israilit të vështroijnë me si ndë faqe të Moisiut, nga të llampsurit’ e faqesë tij të paduruarinë.
8Qish do të mos jetë më e nderçurë shërbesa e Shpirtit?
9Sepse nd’është shërbesa e dëmit e nderçurë, shumë më tepër tepëron ndë nder shërbesa e së drejtësë.
10Sepse ajo që u nderua atëherë, nuk’ u nderua mbë këtë anë, me singris mb’atë nder të tepërë.
11Sepse nd’është që ajo që duaj të prishej u bë e nderçurë, shumë më tepër ajo që duron duhetë të jetë e nderçurë.
12Kur kemi adha nevet të tillë shpëresë, kuvëndojëmë me lefteri të madhe.
13E nukë bëjmë sikundrë bëri Moisiu që vuri bulicë mbë faqe të tij, të mos vështroijnë të bijt’ e Israilit mbë të sosurë të (nomit) që do të bijte e të pushon.
14Për atë janë gurëcuarë mënt’ e ture; sepse ngjera sot ajo bulicë gjëndetë mbë të dhiavasurë të dhjatësë vjetërë, e ajo bulicë mbetet e pazbuluarë, sepse me anë të Krishtit ngrihetë.
15Ma sot e gjithë ditënë, kur dhiavasetë Moisiu, bulica është vënë mbi zëmëra të ture.
16Ma kur të kthenetë (Israili) mbë Zonë, do të ngrihetë bulica.
17Ndashti Zoti është Shpirti. E tek është Shpirti i Zotit, atje është lefteri.
18E nevet të gjithë me faqe zbuluarë vështrojmë si ndë pasqirë nder’ e Zotit, mb’atë të tillë Ikonë kthenemi e vijmë nga një nder mbë tjatër nder, si prej Shpirtit së Zotit.
Currently Selected:
2 Korinthi 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.