YouVersion Logo
Search Icon

1 Timothe 6

6
Krie e gjashtëtë
1Gjith’ata që janë ndënë cgjedhë të skllavisë, le të silloisjënë se duhetë të nderojënë me çdofarë nderit zotërit’ e ture, që të mos shahetë ëmëri i Perndisë edhe dhidhaskalia.
2E ata pa që kanë zotërinj të besëtë, le të mos i ksenderojënë, sepse janë vëllazër, po më shumë le të punojënë, sepse janë të besësë e të dashurë, e kanë pjesë ndë këtë të mirë. Këto dhidhaksi, e mpsoi.
3Ndë dhidhaks ndonjë tjatërë lloi, e nukë vjen ndë fjalë të shëndosha të Zotit sonë Iisu Hristoit, e mbë dhidhaskali të besësë.
4Ai është një perifan, që nukë di gjë, po ësht’ i sëmurë për qartëra e të qërtuara ndë fjalëra, që nga ato bënetë zili, qartë, të shara, shubehera të këqia.
5Këto janë mundimi njerëzet që kanë mëntë prishurë, e që u lipsetë e vërteta, e silloisenë se besa është për të fituarë. Largou nga të tillëtë.
6E vërtet është fitim i madh besa, me të bërë me aft me të pakënë.
7Sepse s’kemi prurë gjë ndë këtë jetë, e nuk’ është shubehe, as mundjëmë të marrëmë gjë fare.
8Ma kur kemi të ngrënatë, e të mbuluaritë, le të bënemi hoshnuk ndë këto.
9Sepse ata që duanë të bënenë të pasurë, bienë ndë piraksi e ndë lak të së paudhit, e ndë shumë dëshërime të pavëjiera e të dëmëtuara, që ato mbitjënë njerëzitë ndë mort e ndë humbëjë.
10Sepse rrënja e gjithë së këqiavet është lakëmimi. Për dashuri të saj dica u mërguanë nga besa, e shpuanë vetëhen’ e ture me shumë të dhëmbura.
11Po ti, o njeriu i Perndisë, ikë nga këto punëra, ma mbahu nga e drejta, nga evsevia, nga besa, nga dashuria, nga durimi, nga të butëtë.
12Lëfto ndë luftë të mirë të besësë. Rrëmbe jetën’ e pasosurë, që për atë je thirrë, e mollojise një molloji të mirë përpara shumë martirëvet.
13Të porsit tij përpara Perndisë që ep jetë gjithë punëravet, e përpara Krishtit Iisuit, që martirisi ndë kohë të Pondioit Pillatosë molloin’ e mirë.
14Që të ruaç ti këtë porsi pa lerosurë, pa kati(go)ri, ngjera mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
15Atë që do ta bëjë të duketë mbë kohë të saj, i lumuri e vetëmë i forti, Mbreti i mbretet, e Zoti i ature që Zotërojënë.
16Ai që vetëmë ka të pavdekëjënë, e rri ndë një dritë të paafëruarë, ai që as ka qënë as mund të jetë parë nga ndonjë njeri. Mb’atë nder, e mbretëri e pasosurë. Ashtu qoftë!
17Të pasuritë ndë këtë jetë porsiti që të mos mburrenë, as të mos kenë tharosn’ e ture ndë gjë që s’ka besë, po ndë Perndin’ e gjallë, që na ep navet të gjitha me dorë hapëtë për të gëzuarë.
18Të bëjënë të mirë ndë të tjerë, të jenë të pasurë ndë punëra të mira, të apënë ature që s’kanë, të bashkonenë me të gjithë.
19Tuke vënë mbënjanë për vetëhe të ture një themeli të mirë për jetë që vjen, që të pohtisjënë jetën’ e pasosurë.
20O Timotheo, ruaj amanetnë, e mërgo me të urrierë fjalët’ e humbura, e të ndieratë, e qartëratë e asaj së dijture që ka ëmër të rrem.
21Që për atë dica tuke mburrurë ranë nga udha e besësë. Dhurëtia me ti. Ashtu qoftë!
* Karta e Parë mbë Timotheonë u shkrua nga Llaodhiqia, që ajo është qutet i parë e Frigjisë së Pakatianisë.

Currently Selected:

1 Timothe 6: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in