YouVersion Logo
Search Icon

1 Petrosë 3

3
Krie e tretë
1E ashtu edhe gratë le të jenë të bindura ndë burra të ture, sepse ndë mos besofçinë dica ndë fjalë, të pohtisenë pa fjalë nga urtëcia e gravet.
2Tuke vështruarë ata (bashkë) me nder jetënë tuaj të qëruarënë.
3T’ature gravet donatia le të mos jetë përjashtazi ndë të dërtuarë të lishëravet, a ndë ar që vënë rrotullë, a ndë stoli të rrobavet që veshjënë.
4Po stoli është njeriu i fshehurë i zëmërësë me atë që nukë prishetë, do të thom, të Shpirtit së butë e të paluajturit, që është pun’ e vëjierë përpara Perndisë.
5Sepse ashtu njëherë gratë që shpëreijnë mbë Perndinë stolisnë vetëhen’ e ture, me të bindurë ndë burra të ture.
6Sikundrë Sarra qe e bindurë mbë Avraamnë, e e thërrit Zot, t’asaj juvet jini vashëza, kur të punoni mirë, e të mos trëmbi nga ndonjë frikë.
7Ashtu edhe juvet burratë, rroni me urtëci bashkë me gra, si me enë më të smundurë; epni nder (e kurcim) si klironomë që jini me to bashkë dhurëtisë së jetësë, që të mos u mbodhisenë të falatë tuaj.
8E më të pastajmenë, të jini gjithë me një zëmërë, ndëjesës, miqt’ e vëllazëret, zëmërëbutë, të urtë.
9Të mos ipni të keq për të keq, a të sharë për të sharë; po kundrë kësaj, të bekoni. Sepse e diji që për këtë jini thirrë, që të merri pjesë bekimnë.
10Cilido adha që do e dëshëron jetënë, e të shohë ditëra të mira, le t’i vërë frë gjuhësë tij nga e keqia, e buzët’ e tij të mos flasënë gënjeshtrë.
11Le të mërgonetë nga e keqia, e le të bëjë të mirënë; le të kërkojë paqnë, e le të bëjë të mirënë; le të kërkojë paqnë, e le të bëjë pas asaj.
12Sepse sit’ e Zotit janë mbi të drejtë, e veshët’ e tij mbë të falë të ture; ma faqia e Zotit kondr’ ature që bëjënë të këqiatë.
13E cili ësht’ ai që t’u dëmëtojë juvet, nd’u bëfi ziliarë së mirësë?
14Po edhe ndë pësofçi ndonjë të keq për të drejtë, lum juvet; e mos trëmbi frikën’ e ature, e mos nakatosi.
15Po bekoni ndë zëmëra tuaj Zonë Perndinë; e jini gati kurdo të epni xhevap cilitdo që t’u kërkojë juvet fjalë për shpëresë që është mbë juvet, me të butë e me frikë.
16Tuke pasurë sinidhis të mirë, që ndaje t’u shajënë juvet si për të ligj, të turpënonenë ata që u gucitjënë juvet jetën’ e mirë që kini mbë Krishtnë.
17Sepse është më mirë të heqjë njeri të keq (ndë do kështu thelim’ e Perndisë) tuke bërë të mirë, se tuke bërë të keq.
18Sepse edhe Krishti një herë vdiqi për faje tona, i drejti për të shtrëmbëritë; që të na bjerë nevet te Perndia, ndonëse u vu ndë mort nga an’ e kurmit, ma u ngjall prej Shpirtit.
19Me atë edhe vate të dhidhaks mb’ata shpirtëra që qenë ndë hapsanë.
20Ata panë qënë njëherë të pabesë, atëherë që të duruarit’ e Perndisë rrij e i prit ndë dit të Noesë, kur dërtonej Qivotoja, mb’atë pak (domethënë tetë Shpirt) shpëtuanë mbi ujë.
21Mb’atë punë për ksomblë është ndashti ata të pagëzuaritë që na shpëton nevet (e nuk’ është të hequrit’ e lerësë kurmit, po omologji me Perndinë të sinidhisit së mirë) me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit.
22Ai rri mb’anë të djathtë të Perndisë, sepse vate ndër Qiell e ju falë atij ëngjëjtë, edhe eksusitë, edhe fuqitë.

Currently Selected:

1 Petrosë 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in