1 Petrosë 1
1
Krie e parë
1Petrua, Apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që rrinë ndë vënd të huaj përhapurë ndëpër Pondo, ndëpër Gallati, ndëpër Kapadhoqi, ndëpër Asi, ndëpër Vithini, e të cgjedhurë.
2Sikundr’ është të parit’ e përparëshm të Perndisë Babait mbë Shënjtërim të Shpirtit, ndë të gjegjurë të Iisu Hristoit, e ndë të randisurë me gjak të tij, dhurëti e paq le të shtonetë mbë juvet.
3Le të jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai që për ndëjesë të tij të madhenë na polli nevet për së ditit ndë një shpëresë të gjallë me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit nga të vdekuritë.
4Mbë një klironomi të paprishurë, e të pamolepsurë, e të pamarangjasurë, të ruajturë ndë Qiell për juvet.
5Për ju që ruhai me fuqi të Perndisë me anë të besësë për shpëtim që është bërë gati për të çfaqurë ndë kohë të pastajme.
6Mb’atë juvet gëzoni, ndonëse duhetë të helmoni ndashti pakëzë (ndë bëftë hri) me shumë lloi piraksira.
7Që të gjëndetë dhoqimia e besësë suaj shumë më e nderçurë nga ari që humbetë e që dhoqimasetë me anë të zjarit për mburëzi e lëvdim, mbë të çfaqurë të Iisu Hristoit.
8T’atij që e doji juvet pa parë, mb’atë që edhe ndashti besoni pa parë, e me të besuarë gëzoni me një gëzim të paksijisurë e të lëvduarë.
9Tuke marrë skoponë e besësë suaj, të shpëtuarit’ e Shpirtevet.
10Për atë shpëtim kërkuanë e ksetaksnë profitëtë, ata që profitepsnë për dhurëti që është ndër juvet.
11Tuke ksetaksurë kohënë a ç’lloi kohë të shënuarë nga ai që qe mbë ta Shpirti i Krishtit që tha më përpara të pësuarat’ e Krishtit, e nderetë më të pastajme.
12Mb’ata qe cbuluarë, që ata jo për vetëhe, po për nevet qenë shërbëtorë ature punëravet, që ndashti u rrëfienë mbë juvet nga ata që u dhidhaksnë Ungjillë juvet me anë të Shënjtit Shpirt, të dërguarinë nga Qielltë, që mb’ato punëra dëshërojënë Ëngjëjtë të shohënë me si.
13Pra andaj le të jenë ngjeshurë mesetë e mëndiesë suaj, të esëlluarë, shpëreni tërë mb’atë dhurëti që është dhënë mbë juvet, mbë të çfaqurë të Iisu Hristoit.
14Si djelmt’e të digjuarësë mos pleksi me dëshërime të para, që keshëtë ndë kohë të së padijturit suaj.
15Po sikundr’ është Shënjt ai që u thirri juvet, bëni edhe juvet shënjtorë ndë gjithë punëra tuaj.
16Sepse është shkruarë: Bëni shënjtorë, sepse unë jam Shënjt.
17E ndë thërritni baba atë që gjukon pa cgjedhurë faqe, sikundrë janë punëtë e gjithëkujt, rroni ndë frikë gjthë motnë e ksenitisë suaj.
18Sepse e diji juvet që nukë jini blerë me punëra të prishura, me ergjënd a me ar nga jeta juaj e pavëjierë e e lënë nga baballarëtë tuaj.
19Po me gjak të nderçurë të Krishtit si qengjit të pakatigori e të pa të zhierë.
20E që qe ardhurë më përpara se të themeliosej jeta, e u çfaq për juvet ndë kohë të pastajme.
21Mbë juvet që besoni me anë t’atij mbë Perndinë që e ngjalli nga të vdekuritë, e që e nderoi atë, që të besojëtë juvet e të shpërejëtë mbë Perndinë.
22Tuke kërkuarë Shpirtëretë tuaj me të digjuarë të së vërtetësë, me anë të Shpirtit, mbë dashuri të vëllazërisë të pahile, të doi njeri-jatërinë me gjithë zëmërë të qëruarë kurdo.
23Sepse jini lerë për së ditit jo nga farë e prishurë, po të paprishurë me anë të fjalësë Perndisë mbetetë gjallë, e që ndë gjithë jetë.
24Sepse çdo kurm është si bar, e gjithë nderi i njeriut si lule e barit. U tha bari, edhe ënda e tij ra.
25Ma fjala e Zotit duron për gjithë jetë; e këjo është fjala që është çfaqurë mbë juvet.
Currently Selected:
1 Petrosë 1: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.