«Ja, po vijnë ditët, kumton ZOTI, kur do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës. Jo si besëlidhja që bëra me etërit e tyre, kur i mora për dore, për t'i nxjerrë nga dheu i Egjiptit, besëlidhja ime, që ata e thyen, megjithëse unë isha zotëria i tyre, kumton ZOTI.