Se sa herë flas, bërtas:
“Dhunë e rrënim!”, thërras,
se shkak qesëndie u bë për mua fjala e ZOTIT
e shkak përqeshjeje tërë ditën.
Thosha me vete: “Nuk do ta kujtoj më,
e nuk do të flas më në emrin e tij”.
Por kisha në zemër një si zjarr flakërues,
të ndryrë brenda kockave të mia.
U orvata ta ndalja,
por nuk munda.