Jezusi
SHKRIMI QË LIDHET ME TË
Një doku-dramë mbi jetën e Jezus Krishtit, filmi “JEZUSI” është përkthyer në më shumë se 1,400 gjuhë që prej lëshimit më 1979. Ai mbetet filmi më i përkthyer dhe më shumë i shikuar në histori. Pastori Rick Warren, autor i librit “Jeta e qëllimshme”, thotë, “Filmi ‘JEZUSI’ është mjeti ungjillëzues më i efektshëm i projektuar ndonjëherë”. Më shumë se 450 studiues dhe drejtues fetarë kanë vlerësuar tekstin për të siguruar saktësi historike dhe biblike. Teksti i filmit është i bazuar ngushtë mbi Ungjillin e Lukës, kështu që pothuaj çdo fjalë e folur nga Jezusi është marrë nga Bibla. Përpjekjet e mëdha për të portretizuar kulturën judaike dhe romake të pothuaj 2000 vjetëve më parë përfshijnë: veshje të endura me dorë në vetëm 35 ngjyrat e përdorura atëherë, qeramika të bëra me metoda të shekullit të parë dhe heqjen e shtyllave moderne të linjave të telefonit dhe të energjisë nga peizazhi. JEZUSI është filmuar në tërësinë e tij në 202 vend në Izrael më 1979, me një kastë aktorësh që shkojnë mbi 5,000 izraelitë dhe arabë. Kudo ku ka qenë e mundshme, skenat janë filmuar në vendet ku edhe kanë ndodhur 2,000 vjet më parë.