Zbulesa 3:19-22
Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që dua. Ji, pra, i zellshëm e pendohu! Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas. Nëse dikush ma dëgjon zërin e ma hap derën, unë do të hyj e do të ha darkë me të dhe ai me mua. Atë që fiton do ta vë të ulet me mua në fronin tim, ashtu siç fitova unë dhe u ula me Atin tim në fronin e tij. Kush ka veshë le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti».
Zbulesa 3:19-22