Psalmet 9:1-10
![Psalmet 9:1-10 - Të përlëvdoj me gjithë zemër, o ZOT,
dhe tërë veprat e tua të mrekullueshme rrëfej.
Me ty gëzohem e ngazëllohem
dhe emrit tënd i këndoj, o i Tejlartë!
Kur tërhiqen pas,
armiqtë e mi pengohen
e zhduken nga prania jote.
Se ti i dhe të drejtë çështjes sime,
i ulur në fron si gjykatës i drejtë.
Kombet i qortove,
të paudhët i shkatërrove
dhe emrin e tyre përgjithmonë e fshive.
Armiqtë morën fund, u rrënuan përjetë;
qyteteve u vure plojën,
askush nuk i kujton.
Por ZOTI qëndron përjetë,
e ka gatitur fronin për gjykim.
Botën do ta gjykojë me drejtësi
e popujt me paanësi.
ZOTI është strehë për të shtypurit,
strehë në kohë të vështira.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F66768%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Të përlëvdoj me gjithë zemër, o ZOT, dhe tërë veprat e tua të mrekullueshme rrëfej. Me ty gëzohem e ngazëllohem dhe emrit tënd i këndoj, o i Tejlartë! Kur tërhiqen pas, armiqtë e mi pengohen e zhduken nga prania jote. Se ti i dhe të drejtë çështjes sime, i ulur në fron si gjykatës i drejtë. Kombet i qortove, të paudhët i shkatërrove dhe emrin e tyre përgjithmonë e fshive. Armiqtë morën fund, u rrënuan përjetë; qyteteve u vure plojën, askush nuk i kujton. Por ZOTI qëndron përjetë, e ka gatitur fronin për gjykim. Botën do ta gjykojë me drejtësi e popujt me paanësi. ZOTI është strehë për të shtypurit, strehë në kohë të vështira.
Psalmet 9:1-10