Psalmet 9:1-10
Të përlëvdoj me gjithë zemër, o ZOT, dhe tërë veprat e tua të mrekullueshme rrëfej. Me ty gëzohem e ngazëllohem dhe emrit tënd i këndoj, o i Tejlartë! Kur tërhiqen pas, armiqtë e mi pengohen e zhduken nga prania jote. Se ti i dhe të drejtë çështjes sime, i ulur në fron si gjykatës i drejtë. Kombet i qortove, të paudhët i shkatërrove dhe emrin e tyre përgjithmonë e fshive. Armiqtë morën fund, u rrënuan përjetë; qyteteve u vure plojën, askush nuk i kujton. Por ZOTI qëndron përjetë, e ka gatitur fronin për gjykim. Botën do ta gjykojë me drejtësi e popujt me paanësi. ZOTI është strehë për të shtypurit, strehë në kohë të vështira.
Psalmet 9:1-10