Psalmet 85:1-13
![Psalmet 85:1-13 - Tokën tënde e ke për zemër, o ZOT,
Jakobin prej robërisë e ktheve.
Paudhësinë popullit ia fale,
të gjitha mëkatet ia mbulove. selah
Furinë tënde e fashite krejt,
prej zemërimit tënd dorë hoqe.
Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë,
jepi fund mërisë sate kundër nesh.
Mos vallë përjetë do të jesh i zemëruar me ne?
Mos vallë brez pas brezi do të zgjatë zemërimi yt?
A nuk do të kthehesh të na japësh jetë,
që populli yt të gëzohet në ty?
Tregona, o ZOT, mirësinë tënde,
jepna shpëtimin tënd.
Do të dëgjoj se ç'thotë ZOTI Perëndi.
Ja, paqe i premton popullit dhe besnikëve të vet
e nuk do t'i lërë të bien sërish në marrëzi.
Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë,
që lavdia të banojë në tokën tonë.
Mirësia dhe e vërteta u puqën,
drejtësia dhe paqja u puthën.
E vërteta do të mbijë nga toka,
drejtësia do të vështrojë prej qiellit.
Po, ZOTI ka për të dhënë të mira
e toka jonë ka për të dhënë prodhim.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F62590%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Tokën tënde e ke për zemër, o ZOT, Jakobin prej robërisë e ktheve. Paudhësinë popullit ia fale, të gjitha mëkatet ia mbulove. selah Furinë tënde e fashite krejt, prej zemërimit tënd dorë hoqe. Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, jepi fund mërisë sate kundër nesh. Mos vallë përjetë do të jesh i zemëruar me ne? Mos vallë brez pas brezi do të zgjatë zemërimi yt? A nuk do të kthehesh të na japësh jetë, që populli yt të gëzohet në ty? Tregona, o ZOT, mirësinë tënde, jepna shpëtimin tënd. Do të dëgjoj se ç'thotë ZOTI Perëndi. Ja, paqe i premton popullit dhe besnikëve të vet e nuk do t'i lërë të bien sërish në marrëzi. Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë, që lavdia të banojë në tokën tonë. Mirësia dhe e vërteta u puqën, drejtësia dhe paqja u puthën. E vërteta do të mbijë nga toka, drejtësia do të vështrojë prej qiellit. Po, ZOTI ka për të dhënë të mira e toka jonë ka për të dhënë prodhim.
Psalmet 85:1-13