Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 77:1-20

Psalmet 77:1-20 - Me zërin tim i thërras Perëndisë,
me zërin tim i drejtohem Perëndisë
dhe ai më dëgjon.
E kërkova Zotin ditën e fatkeqësisë sime,
tërë natën i ngrita duart drejt tij pa u lodhur,
por shpirti im nuk gjeti ngushëllim.
Kujtoj Perëndinë e ofshaj,
përsiatem e më merret fryma. selah
Qepallat e syve m'i ke mbajtur hapur ti,
jam i tronditur e nuk flas dot.
Më kujtohen ditët e shkuara,
vitet e kaluara qëmoti.
Më kujtohen këngët e mia,
natën mendoj në zemrën time,
shpirti im kërkon të dijë.
A mos ka hequr dorë Zoti përgjithmonë?
Mos nuk do të na përkrahë më?
Mos mori fund përgjithmonë mirësia e tij?
Kaq ishte premtimi i tij brez pas brezi?
Mos ka harruar Perëndia të ketë mëshirë?
Mos nuk është më i dhembshur,
se është i zemëruar? selah
Ndaj dhe thashë: «Kjo më lëndon,
se ka ndryshuar e djathta e të Tejlartit».
Sjell ndër mend veprat e ZOTIT,
më kujtohen mrekullitë e tij të moçme.
Përsiat gjithë punët e tua,
mendohem për bëmat e tua.
O Perëndi, udha jote është e shenjtë,
cili perëndi është i madh si Perëndia ynë?
Ti je Perëndia që bën mrekulli,
fuqinë tënde e shfaqe ndër popuj.
Me forcën e krahut tënd e shpëtove popullin tënd,
pasardhësit e Jakobit e të Jozefit. selah
Të panë ujërat, o Perëndi,
të panë ujërat e u tmerruan,
edhe humnerat u drodhën.
Retë derdhën ujërat me rrëmbim,
mes tyre jehuan gjëmime
dhe shigjetat e tua vërshuan.
Gjëmimi yt jehoi nëpër stuhi,
vetëtimat shndritën botën,
toka u drodh e u trand.
Nëpër det ishte udha jote,
shtigjet e tua mes ujërash të shumtë
dhe gjurmët e tua nuk i njihte askush.

Me zërin tim i thërras Perëndisë, me zërin tim i drejtohem Perëndisë dhe ai më dëgjon. E kërkova Zotin ditën e fatkeqësisë sime, tërë natën i ngrita duart drejt tij pa u lodhur, por shpirti im nuk gjeti ngushëllim. Kujtoj Perëndinë e ofshaj, përsiatem e më merret fryma. selah Qepallat e syve m'i ke mbajtur hapur ti, jam i tronditur e nuk flas dot. Më kujtohen ditët e shkuara, vitet e kaluara qëmoti. Më kujtohen këngët e mia, natën mendoj në zemrën time, shpirti im kërkon të dijë. A mos ka hequr dorë Zoti përgjithmonë? Mos nuk do të na përkrahë më? Mos mori fund përgjithmonë mirësia e tij? Kaq ishte premtimi i tij brez pas brezi? Mos ka harruar Perëndia të ketë mëshirë? Mos nuk është më i dhembshur, se është i zemëruar? selah Ndaj dhe thashë: «Kjo më lëndon, se ka ndryshuar e djathta e të Tejlartit». Sjell ndër mend veprat e ZOTIT, më kujtohen mrekullitë e tij të moçme. Përsiat gjithë punët e tua, mendohem për bëmat e tua. O Perëndi, udha jote është e shenjtë, cili perëndi është i madh si Perëndia ynë? Ti je Perëndia që bën mrekulli, fuqinë tënde e shfaqe ndër popuj. Me forcën e krahut tënd e shpëtove popullin tënd, pasardhësit e Jakobit e të Jozefit. selah Të panë ujërat, o Perëndi, të panë ujërat e u tmerruan, edhe humnerat u drodhën. Retë derdhën ujërat me rrëmbim, mes tyre jehuan gjëmime dhe shigjetat e tua vërshuan. Gjëmimi yt jehoi nëpër stuhi, vetëtimat shndritën botën, toka u drodh e u trand. Nëpër det ishte udha jote, shtigjet e tua mes ujërash të shumtë dhe gjurmët e tua nuk i njihte askush.

Psalmet 77:1-20

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë