Ndëshkoji, o Perëndi,
nga qëllimet e tyre u shkatërrofshin,
dëboji për paudhësitë e tyre të shumta,
se kanë ngritur krye kundër teje.
Por, ata që kërkojnë strehë te ti le të gëzojnë
e përherë të brohorasin.
Paçin mbrojtjen tënde
e u ngazëllefshin për ty ata që duan emrin tënd.