Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 40:1-17

Psalmet 40:1-17 - Me durim e prita ZOTIN,
ai u përkul drejt meje
e përgjërimin ma dëgjoi.
Prej gropës së mundimit më nxori,
prej batakut të baltës,
këmbët m'i vuri mbi shkëmb
e hapat m'i forcoi.
Një këngë të re më vuri në gojë,
një himn për Perëndinë tonë.
Shumë do ta shohin e do të dridhen
dhe në ZOTIN do të besojnë.
Lum njeriu që ka besim te ZOTI,
që nuk kthehet drejt atyre që mburren
e drejt atyre që jepen pas gënjeshtrës.
Të shumta janë veprat e tua të mrekullueshme,
o ZOT, Perëndia im,
të shumta shestimet e tua për ne.
Nuk ka të ngjashëm me ty!
Do t'i shpallja e do t'i tregoja,
por janë të panumërueshme.
Ti nuk dëshiron fli e kushtime,
për këtë m'i ke hapur mirë veshët,
nuk kërkove as fli shkrumbimi a mëkati.
Atëherë thashë: «Ja tek kam ardhur.
Në rrotullën e librit është shkruar për mua.
Të kryej vullnetin tënd, o Perëndia im, dëshiroj,
ligji yt është brenda qenies sime».
Drejtësinë tënde shpalla në kuvendin e madh,
ja, buzët nuk i mbylla
dhe ti, o ZOT, e di.
Drejtësinë tënde nuk e fsheha brenda zemrës sime,
për besnikërinë e për shpëtimin tënd fola,
mirësinë tënde nuk e mbajta fshehur,
e as besnikërinë tënde në kuvendin e madh.
E ti, o ZOT, mos m'i moho përdëllimet e tua,
mirësia dhe besnikëria jote më mbrojtshin përherë.
Të këqija të panumërta më kanë rrethuar,
paudhësitë më kanë vënë poshtë
e nuk më lënë të shoh.
Janë bërë më të shumta se flokët e kokës
e zemra po më lëshon.
Denjo, o ZOT, të më shpëtosh!
Shpejto, o ZOT, të më ndihmosh!
U turpërofshin e u çnderofshin
të gjithë ata që jetën duan të ma marrin,
u zmbrapsshin e u poshtërofshin
ata që më duan të keqen.
U tmerrofshin të turpëruar
ata që për mua thonë: «Mirë t'i bëhet!».
Të gjithë ata që të kërkojnë
gëzofshin e ngazëllefshin me ty,
ata që duan shpëtimin prej teje
thënçin përherë: «I madh është ZOTI!».

Me durim e prita ZOTIN, ai u përkul drejt meje e përgjërimin ma dëgjoi. Prej gropës së mundimit më nxori, prej batakut të baltës, këmbët m'i vuri mbi shkëmb e hapat m'i forcoi. Një këngë të re më vuri në gojë, një himn për Perëndinë tonë. Shumë do ta shohin e do të dridhen dhe në ZOTIN do të besojnë. Lum njeriu që ka besim te ZOTI, që nuk kthehet drejt atyre që mburren e drejt atyre që jepen pas gënjeshtrës. Të shumta janë veprat e tua të mrekullueshme, o ZOT, Perëndia im, të shumta shestimet e tua për ne. Nuk ka të ngjashëm me ty! Do t'i shpallja e do t'i tregoja, por janë të panumërueshme. Ti nuk dëshiron fli e kushtime, për këtë m'i ke hapur mirë veshët, nuk kërkove as fli shkrumbimi a mëkati. Atëherë thashë: «Ja tek kam ardhur. Në rrotullën e librit është shkruar për mua. Të kryej vullnetin tënd, o Perëndia im, dëshiroj, ligji yt është brenda qenies sime». Drejtësinë tënde shpalla në kuvendin e madh, ja, buzët nuk i mbylla dhe ti, o ZOT, e di. Drejtësinë tënde nuk e fsheha brenda zemrës sime, për besnikërinë e për shpëtimin tënd fola, mirësinë tënde nuk e mbajta fshehur, e as besnikërinë tënde në kuvendin e madh. E ti, o ZOT, mos m'i moho përdëllimet e tua, mirësia dhe besnikëria jote më mbrojtshin përherë. Të këqija të panumërta më kanë rrethuar, paudhësitë më kanë vënë poshtë e nuk më lënë të shoh. Janë bërë më të shumta se flokët e kokës e zemra po më lëshon. Denjo, o ZOT, të më shpëtosh! Shpejto, o ZOT, të më ndihmosh! U turpërofshin e u çnderofshin të gjithë ata që jetën duan të ma marrin, u zmbrapsshin e u poshtërofshin ata që më duan të keqen. U tmerrofshin të turpëruar ata që për mua thonë: «Mirë t'i bëhet!». Të gjithë ata që të kërkojnë gëzofshin e ngazëllefshin me ty, ata që duan shpëtimin prej teje thënçin përherë: «I madh është ZOTI!».

Psalmet 40:1-17