Psalmet 105:1-10
![Psalmet 105:1-10 - Përlëvdoni ZOTIN, thirreni emrin e tij,
shpallni mes popujve veprat e tij.
Këndojini atij e thurini lavde,
kumtoni gjithë mrekullitë e tij.
Krenohuni me emrin e tij të shenjtë,
u gëzoftë zemra e atyre që kërkojnë ZOTIN.
Kërkojeni ZOTIN dhe fuqinë e tij,
kërkojeni përherë fytyrën e tij.
Kujtoni mrekullitë që bëri,
çuditë dhe gjykimet e gojës së tij,
o pasardhës të Abrahamit, shërbëtorit të tij,
o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij.
Ai është ZOTI, Perëndia ynë;
mbi mbarë dheun vendimet e tij.
Ai e kujton përherë besëlidhjen e tij,
fjalën që urdhëroi për një mijë brezni,
besëlidhjen që bëri me Abrahamin,
premtimin që i dha Isakut.
Ia caktoi si rregull Jakobit,
Izraelit si besëlidhje përjetë](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F48443%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Përlëvdoni ZOTIN, thirreni emrin e tij, shpallni mes popujve veprat e tij. Këndojini atij e thurini lavde, kumtoni gjithë mrekullitë e tij. Krenohuni me emrin e tij të shenjtë, u gëzoftë zemra e atyre që kërkojnë ZOTIN. Kërkojeni ZOTIN dhe fuqinë e tij, kërkojeni përherë fytyrën e tij. Kujtoni mrekullitë që bëri, çuditë dhe gjykimet e gojës së tij, o pasardhës të Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij. Ai është ZOTI, Perëndia ynë; mbi mbarë dheun vendimet e tij. Ai e kujton përherë besëlidhjen e tij, fjalën që urdhëroi për një mijë brezni, besëlidhjen që bëri me Abrahamin, premtimin që i dha Isakut. Ia caktoi si rregull Jakobit, Izraelit si besëlidhje përjetë
Psalmet 105:1-10