Psalmet 1:1-4
Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron, që nuk rri me përqeshësit, por kënaqet me ligjin e ZOTIT dhe ditë e natë për atë ligj mendon. Ai është si pemë e mbjellë buzë rrjedhës së ujërave, që frytin e jep në stinën e vet e gjethja nuk i vyshket. Atij i shkon mbarë gjithçka bën. Por nuk ndodh kështu me të paudhët. Ata janë si byku që merr era.
Psalmet 1:1-4