Fjalët e urta 21:1-5
Zemra e mbretit është si rrjedhë uji në dorën e ZOTIT, ai e kthen nga t'ia ketë ënda. Njeriut i duken të drejta të gjitha rrugët, por zemrat i peshon ZOTI. Të zbatosh të drejtën e drejtësinë i pëlqen ZOTIT më shumë se flijimet. Dritë e të paudhëve është mëkati, shikim poshtërues e zemër mburracake. Synimet e zelltarit sjellin mbarësi, por kushdo që ngutet përfundon në skamje.
Fjalët e urta 21:1-5