Ai i jep mbrothësi të drejtit,
është mburojë për të ndershmin,
mbron shtigjet e drejtësisë
e bën rojë mbi udhën e besëtarëve të vet.
Atëherë do të kuptosh drejtësinë e gjykimin,
çiltërsinë e çdo udhë të mbarë.
Do të të hyjë në zemër dija
e njohja do të ta kënaqë shpirtin.