Fjalët e urta 18:2-13
![Fjalët e urta 18:2-13 - Të marrin nuk e gëzon mençuria,
por shprehja e mendimeve të veta.
Bashkë me të ligun vjen edhe përçmimi,
bashkë me turpin vjen edhe poshtërimi.
Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella,
lum gufues është burimi i urtisë.
Nuk është mirë të mbështetësh të paudhin
e të përmbysësh të drejtin para gjyqit.
Buzët e të marrit çojnë në grindje
dhe goja e tij thërret për goditje.
Goja e të marrit është rrënimi i tij,
buzët e tij lak për jetën e vet.
Fjalët e shpifësit janë si gjella e shijshme,
zbresin gjer te zorrët e barkut.
Kush është i ngathët në punën e vet,
është vëlla me kryerrënuesin.
Kullë e fortë është emri i ZOTIT,
atje rend i drejti dhe është i mbrojtur.
Kamja e të pasurit është kështjella e tij,
mur i lartë në përfytyrimin e tij.
Mendjemadhësia e njeriut i prin rrënimit,
lavdisë i prin përulësia.
Turp e faqja e zezë
për kë përgjigjet para se të dëgjojë.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F42287%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Të marrin nuk e gëzon mençuria, por shprehja e mendimeve të veta. Bashkë me të ligun vjen edhe përçmimi, bashkë me turpin vjen edhe poshtërimi. Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella, lum gufues është burimi i urtisë. Nuk është mirë të mbështetësh të paudhin e të përmbysësh të drejtin para gjyqit. Buzët e të marrit çojnë në grindje dhe goja e tij thërret për goditje. Goja e të marrit është rrënimi i tij, buzët e tij lak për jetën e vet. Fjalët e shpifësit janë si gjella e shijshme, zbresin gjer te zorrët e barkut. Kush është i ngathët në punën e vet, është vëlla me kryerrënuesin. Kullë e fortë është emri i ZOTIT, atje rend i drejti dhe është i mbrojtur. Kamja e të pasurit është kështjella e tij, mur i lartë në përfytyrimin e tij. Mendjemadhësia e njeriut i prin rrënimit, lavdisë i prin përulësia. Turp e faqja e zezë për kë përgjigjet para se të dëgjojë.
Fjalët e urta 18:2-13