Tregohet i mirë ZOTI
për ata që shpresojnë në të,
për ata që e kërkojnë me shpirt.
Të presësh në heshtje shpëtimin e ZOTIT
është gjë e mirë.
Të mbartë zgjedhën që në rini
është gjë e mirë për një burrë.
Jetën ta kalojë i vetmuar e i heshtur
ai që Zoti e ka rënduar.