Gjoni 15:5-9
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. Nëse dikush nuk qëndron në mua, do të hidhet jashtë si shermendi e do të thahet. Këta shermende do t'i mbledhin, do t'i hedhin në zjarr e do të digjen. Po të qëndroni në mua dhe fjalët e mia të qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni e do t'ju jepet. Në këtë përlëvdohet Ati im: që të jepni shumë fryt e të bëheni dishepujt e mi. Unë ju kam dashur, ashtu siç më ka dashur Ati mua. Qëndroni në dashurinë time!
Gjoni 15:5-9