Nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë. Ju jeni miqtë e mi nëse bëni ato që ju urdhëroj. Nuk ju quaj më shërbëtorë, se shërbëtori nuk e di ç'bën i zoti. Por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njohur gjithçka që dëgjova prej Atit tim.