Gjoni 15:12-17
Ky është urdhërimi im: duajeni njëri-tjetrin ashtu siç ju desha unë ju. Nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë. Ju jeni miqtë e mi nëse bëni ato që ju urdhëroj. Nuk ju quaj më shërbëtorë, se shërbëtori nuk e di ç'bën i zoti. Por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njohur gjithçka që dëgjova prej Atit tim. Nuk më zgjodhët ju mua, por unë ju zgjodha ju. Ju caktova të shkoni e të jepni fryt, që fryti juaj të mbetet dhe që Ati t'ju japë çfarëdo që t'i kërkoni në emrin tim. Këtë po ju urdhëroj: duajeni njëri-tjetrin».
Gjoni 15:12-17