Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjoni 1:5-25

Gjoni 1:5-25 - Drita ndriçon në errësirë
dhe errësira nuk e mundi dot.
Perëndia dërgoi një njeri
që quhej Gjon.
Ai erdhi të jepte dëshmi
për dritën,
që të gjithë të besojnë
nëpërmjet tij.
Ai nuk ishte drita,
por dëshmitar i dritës.
Fjala ishte drita e vërtetë,
e cila vjen në botë
dhe ndriçon çdo njeri.
Ai ishte në botë
dhe bota u bë
nëpërmjet tij,
por bota nuk e njohu.
Ai erdhi te të vetët,
por të vetët nuk e pranuan.
Atyre që e pranuan
dhe besuan në emrin e tij,
u dha të drejtën
të bëhen bij të Perëndisë.
Ata nuk lindën prej gjakut,
as prej vullnetit njerëzor
a prej dëshirës së burrit,
por prej Perëndisë.
Dhe Fjala u mishërua
e banoi mes nesh.
Ne e pamë lavdinë e tij,
lavdi e Birit të vetëmlindur të Atit,
plot hir e të vërtetë.
Gjoni dëshmoi për të. Ai tha me zë të lartë: «Ky është ai për të cilin thashë: ai që vjen pas meje është më i madh se unë, sepse ishte para meje».
Ne të gjithë morëm hir mbi hir prej plotësisë së tij. Ligji u dha përmes Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën përmes Jezu Krishtit. Askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Biri i vetëmlindur që është në gjirin e Atit, ai na e bëri të njohur.


Kjo është dëshmia e Gjonit kur të parët e judenjve nga Jerusalemi i dërguan priftërinj e levitë që ta pyesnin: «Kush je ti?». Ai nuk ngurroi të përgjigjej, por rrëfeu: «Unë nuk jam Krishti». Ata e pyetën: «Atëherë, kush je ti? A mos je Elia?». Gjoni tha: «Jo, nuk jam». «A mos je profeti?». Ai u përgjigj: «Jo». Atëherë i thanë: «Kush je ti? Se duhet t'u japim një përgjigje atyre që na dërguan. Ç'thua për veten tënde?». Gjoni tha: «Unë jam zëri që thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin! ». Kështu kishte thënë edhe profeti Isai.
Të dërguarit ishin nga farisenjtë. Ata e pyetën: «Nëse ti nuk je Krishti, as Elia e as profeti, atëherë, përse pagëzon?».

Drita ndriçon në errësirë dhe errësira nuk e mundi dot. Perëndia dërgoi një njeri që quhej Gjon. Ai erdhi të jepte dëshmi për dritën, që të gjithë të besojnë nëpërmjet tij. Ai nuk ishte drita, por dëshmitar i dritës. Fjala ishte drita e vërtetë, e cila vjen në botë dhe ndriçon çdo njeri. Ai ishte në botë dhe bota u bë nëpërmjet tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi te të vetët, por të vetët nuk e pranuan. Atyre që e pranuan dhe besuan në emrin e tij, u dha të drejtën të bëhen bij të Perëndisë. Ata nuk lindën prej gjakut, as prej vullnetit njerëzor a prej dëshirës së burrit, por prej Perëndisë. Dhe Fjala u mishërua e banoi mes nesh. Ne e pamë lavdinë e tij, lavdi e Birit të vetëmlindur të Atit, plot hir e të vërtetë. Gjoni dëshmoi për të. Ai tha me zë të lartë: «Ky është ai për të cilin thashë: ai që vjen pas meje është më i madh se unë, sepse ishte para meje». Ne të gjithë morëm hir mbi hir prej plotësisë së tij. Ligji u dha përmes Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën përmes Jezu Krishtit. Askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Biri i vetëmlindur që është në gjirin e Atit, ai na e bëri të njohur. Kjo është dëshmia e Gjonit kur të parët e judenjve nga Jerusalemi i dërguan priftërinj e levitë që ta pyesnin: «Kush je ti?». Ai nuk ngurroi të përgjigjej, por rrëfeu: «Unë nuk jam Krishti». Ata e pyetën: «Atëherë, kush je ti? A mos je Elia?». Gjoni tha: «Jo, nuk jam». «A mos je profeti?». Ai u përgjigj: «Jo». Atëherë i thanë: «Kush je ti? Se duhet t'u japim një përgjigje atyre që na dërguan. Ç'thua për veten tënde?». Gjoni tha: «Unë jam zëri që thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin! ». Kështu kishte thënë edhe profeti Isai. Të dërguarit ishin nga farisenjtë. Ata e pyetën: «Nëse ti nuk je Krishti, as Elia e as profeti, atëherë, përse pagëzon?».

Gjoni 1:5-25