Gjoni 1:1-13
![Gjoni 1:1-13 - Në fillim ishte Fjala.
Fjala ishte me Perëndinë.
Fjala ishte Perëndi.
Fjala ishte që në fillim
me Perëndinë.
Gjithçka u bë nëpërmjet tij
dhe asgjë e krijuar nuk u bë pa të.
Në të gjendej jeta
dhe jeta ishte drita e njerëzve.
Drita ndriçon në errësirë
dhe errësira nuk e mundi dot.
Perëndia dërgoi një njeri
që quhej Gjon.
Ai erdhi të jepte dëshmi
për dritën,
që të gjithë të besojnë
nëpërmjet tij.
Ai nuk ishte drita,
por dëshmitar i dritës.
Fjala ishte drita e vërtetë,
e cila vjen në botë
dhe ndriçon çdo njeri.
Ai ishte në botë
dhe bota u bë
nëpërmjet tij,
por bota nuk e njohu.
Ai erdhi te të vetët,
por të vetët nuk e pranuan.
Atyre që e pranuan
dhe besuan në emrin e tij,
u dha të drejtën
të bëhen bij të Perëndisë.
Ata nuk lindën prej gjakut,
as prej vullnetit njerëzor
a prej dëshirës së burrit,
por prej Perëndisë.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapi-com%2Fimages%2Fbase%2F104466%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Në fillim ishte Fjala. Fjala ishte me Perëndinë. Fjala ishte Perëndi. Fjala ishte që në fillim me Perëndinë. Gjithçka u bë nëpërmjet tij dhe asgjë e krijuar nuk u bë pa të. Në të gjendej jeta dhe jeta ishte drita e njerëzve. Drita ndriçon në errësirë dhe errësira nuk e mundi dot. Perëndia dërgoi një njeri që quhej Gjon. Ai erdhi të jepte dëshmi për dritën, që të gjithë të besojnë nëpërmjet tij. Ai nuk ishte drita, por dëshmitar i dritës. Fjala ishte drita e vërtetë, e cila vjen në botë dhe ndriçon çdo njeri. Ai ishte në botë dhe bota u bë nëpërmjet tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi te të vetët, por të vetët nuk e pranuan. Atyre që e pranuan dhe besuan në emrin e tij, u dha të drejtën të bëhen bij të Perëndisë. Ata nuk lindën prej gjakut, as prej vullnetit njerëzor a prej dëshirës së burrit, por prej Perëndisë.
Gjoni 1:1-13