Jeremia 32:17-19
“Ah, ZOT, Zoti im! Ti bëre qiellin e tokën me fuqinë tënde të madhe e me krah të shtrirë. Asgjë nuk është e vështirë për ty. Ti vepron mirësisht me mijëra vetë, por fajin e etërve ua lë ta shpaguajnë bijve të tyre që i pasojnë. Ti je Perëndia i madh e i fuqishëm, që e ka emrin ZOTI i ushtrive, madhështor në këshill e i madhërishëm në vepra, që i mban sytë hapur mbi të gjitha udhët e njerëzve, për t'i dhënë secilit sipas sjelljes së vet, sipas frytit të veprave të veta.
Jeremia 32:17-19