Bekuar njeriu që në ZOTIN beson,
besimi i të cilit është ZOTI vetë.
Do të jetë si pemë e mbjellë ndanë ujit,
që rrënjët drejt rrjedhës i shtrin.
Nuk do t'i trembet zhegut që vjen,
e gjethet do t'i harlisen.
Në vitin e thatësirës nuk do ta zërë brenga
e nuk do të reshtë së dhëni fryte.